Albspirit

Media/News/Publishing

Rama-Trump, shpërthen humori në rrjetin social

Ndërkohë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet përballë një presioni nga mediat dhe opozita gjithashtu, lidhur me deklaratat e tij të ashpra kundër Donald Trump, në rrjet nuk mungon humori.

Kreativiteti i atyre që përgatisin meme të ndryshme, buron sigurisht nga retorika që Rama përdori disa herë gjatë fushatës, për të sulmuar Trump. Lapsi.al sjell më poshtë disa prej atyre që janë bërë më virale në rrjet, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Disa herë publikisht, madje edhe në CNN, kryeministri Rama ka thënë se do të ishte fatkeqësi për Amerikën dhe kërcënim për botën zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Tani që Trump u mandatua si presidenti i 45-të i SHBA-së, Rama tentoi të zbuste tonet, duke u shfajësuar se ishte detyruar të reagonte në këtë mënyrë, për shkak të deklaratave të Trump kundër Kosovës dhe myslimanëve.

Please follow and like us: