Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari Martin Shkreli mban premtimin, ja çfarë bën për fitoren e Donald Trump

 

 

Fitores së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është gëzuar edhe shqiptari më i urryer në SHBA.

Shkreli ka uruar Trump për fitoren dhe ka mbajtur premtimin që kishte bërë. Ai ka transmetuar në Youtube disa këngë të grupit amerikan të Hip-Hop ‘Wu-Tang-Clan’.

Martin Shkreli kishte blerë për 2 milionë Dollarë kopjen e vetme të albumit të këtij grupi, me kusht që mos ta publikonte për 88 vjet. Më pas, shqiptari më i urryer në Amerikë premtoi se do ta publikonte këtë album nëse Donald Trump fitonte zgjedhjet presidenciale.

Martin Shkreli u bë i njohur në SHBA si pronar i një firme farmaceutike që rriti brenda natës me 500% çmimin e një ilaçi për të sëmurët me HIV/AIDS.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3dxvCAvIUW0]
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=J2Zrk9MZWyQ]

 

 

Please follow and like us: