Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria e Trump, emrat më të përfolur

Qeveria e Donald Trump/ Emrat më të përfolur

Presidenca e Barack Obamas zgjat deri më 20 janar, date kur në krye të SHBA-ve do të betohet presidenti i ri Donald Trump. Trump po përzgjedh emrat që do të përfshijë në administratë dhe sa i përket pozicioneve kyçe ka pasiguri,  por në media po përvijohen disa prej bashkëpunëtorëve të mundshëm. Guvernatori i New Jerseyt, Chris Christie është një prej 5 emrave që qarkullojnë për dy poste, atë të ministrit të Drejtësisë ose të Brendshëm.

Në garë me të janë guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, ish-kryebashkiaku i New York-ut, Rudi Giuliani dhe guvernatorja e Oklahomas, Mary Fallin.

Sa i përket Sekretarit të Shtetit, emri më i përfolur është ai i John Bolton, një diplomat me shumë përvojë. Detyra e tij e fundit ka qenë ajo e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB nën administratën e George W.Bush nga 2005 në 2006. Për Pentagonin flitet për gjeneralin në pension, Michael Flynn, që gjatë këtyre muajve ka qenë një prej këshilltarëve më të afërt të manjatit të pasurive të paluajtshme. Në listë është edhe senatori i Alabamës, Jeff Sessions, që është pjesë e të ashtuqujturës “transition team”. Thesari mund të shkonte për Steve Mnuchin, ish-parner i “Goldman Sachs”, dhe eksponent i një prej familjeve më në zë të financave në New York. Për dikasterin energjetik përflitet Harold Hamm, miliarderi nga Oklahoma që foli lidhur me këtë fushë në konventën republikane të Klivelandit në muajin korrik. Për Ministrinë e Shëndetësisë favorit është Ben Carson, kirurgu në pension që mbështeti Trumpin që prej fillimit. Një karrige duhet t’i rezervohet edhe Sara Palin, ish-guvernatore e Alaskas, eksponente e lëvizjes konservatore “Tea Party”.

Please follow and like us: