Albspirit

Media/News/Publishing

Orlando Bloom dhe Katy Perry ndahen pas 10 muajsh

orlando-katy Historia e dashurisë mes Orlando Bloom dhe Katy Perry duket se ka përfunduar, vetëm pas 10 muaj lidhje, sipas sitit amerikan In TouchWeekly.

Sipas një burimi ylli i popit ka deklaruar se po kalojnë periudha të ndryshme në jetë. Aktori i ka rrëfyer miqve të tij se nuk ndihet gati të martohet dhe të ketë fëmijë. Të fotografuar bashkë vetëm në mars , marrdhënia e tyre u mbajt gjithmonë larg syve kureshtarë.

Lidhja mes aktorit të “Zotëria e unazave”dhe mbretëreshës së popit gjatë këryre muajve nuk ishte e njohur, asnjë dalje në tapetet e kuq ose intervista të çiftit.

Fotoja e tyre e parë sociale u shpërnda në fund të majit në Festivalin e Kanës . Më pas në verë dëgjuam të flitet për ta pas një fotoje të një fotografi që e nxori Bloom plotësisht nudo me Katy në kanoa dhe zërin e një flirti mes tij dhe Selena Gomez, i cili u përgënjeshtrua shumë shpejt nga vetë Kerry./Tgcom24/k.s/

Please follow and like us: