Albspirit

Media/News/Publishing

Universiteti i Kembrixhit, aktivitete në nderim të figurës së Skënderbeut

15202781_10154713326734253_3896885951945143156_n

 

Në Universitetin e Kembrixhit në Angli, u mbajt një aktivitet kushtuar figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Organizuar nga Shoqata Anglo-Shqiptare, një ndër Universitetet më prestigjioze në botë i ka kushtuar edhe një ekspozitë me libra antikuar kësaj figure, për të eksploruar  ndikimin e Skënderbeut në letërsinë dhe historinë e Evropës.

“Dita e Flamurit” po ashtu u shënua për të festuar Ditën Kombëtare të Shqiptarëve dhe pavarësinë nga otomanët.

Fotografi nga ngjarja ka postuar Lirim Greiçevci, Ambasadori i Kosovës në Londër, i cili është i pranishëm në shumicën e ngjarjeve ku promovohet kultura shqiptare në këtë qytet.gjergj

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

 

 

Please follow and like us: