Albspirit

Media/News/Publishing

Armiqtë dhe miqtë e Fidel Castros

 

Ata që i qëndruan gjithmonë pranë “Lider Maximo-s: Gabriel García Márquez, Maradona, Arafat. Pastaj armiqtë e mëdhenj si: Ronald Reagan dhe Henry Kissinger. Por edhe ylli i Hollywood Andy Garcia.

Fidel Castro e pati ndarë botën në dysh. Miq dhe armiq. Kush i qëndroi pranë dhe kush e tentoi ta nxirrte jashtë lojë, në të gjitha mënyrat. Lista si nga njëra anë, ashtu edhe nga tjetra është e gjatë. E nisim simbolikisht nga John Kennedy. Është e vërtetë, “Jack” ishte i pari që tentoi në mënyrë të organizuar rrëzimin e Fidelit me operacionin e famshëm të “Gjirit të Derrave”, ku në zbarkim mori pjesë një aleancë e çuditshme, me agjentë të CIA-s, disidentë dhe bosë të Cosa Nostra-s. Por është edhe e vërtetë, sipas dokumenteve të deklasifikuara më vonë, se Kennedy, më vonë i dha një lloj privilegji Fidelit.

  1. Gabriel García Márquez: Mes armiqve të vërtetë, atyre të një jetë, ishte Gabriel García Márquez. Miq vëllazëror, aq sa shpesh kalonin periudha të gjata së bashku në Havana.
  2. Arafat: Ndoshta jo tamam miq, por me një të kaluar politike të ngjashme. Në këtë foto Fidel Castro është me Yasser Arafat, i pari lider arab që imagjinoi një Palestinë të pavarur. Ashtu si kubani, edhe lideri araba ishte një njeri (shumë) i dashur, por edhe (shumë) i urryer.
  3. Jimmy Carter: Edhe në këtë rast, një mik i çuditshëm Fidel Castros. Ish-presidenti i SHBA-ve Jimmy Carter, (1977-1981) e takoi shpeshherë në Kubë Leader Maximo. Misione “diplomatike” të kontestuara në dukje nga republikanët, por që në realitet ndihmuan në zhvillimin e pajtimit.
  4. Diego Maradona: Dy ikona të Amerikës Latine. Diego Maradona dhe Fidel Castro. El Pibe gjeti në Kubë një shtëpi të dytë, që e ndihmoi të luftonte varësinë nga droga. Kastro për Diegon ishte si një baba, një vëlla më i madh, një mik.
  5. Fulgencio Batista: Fulgencio Batista y Zaldívar, “padron” i Kubës, nga gjeneral në diktator, që drejtoi për një periudhë të gjatë Kubën, që nga viti 1933, kur mori pushtetin për herë të parë, deri në 1959, kur u mund nga “barbudos” e Castros pas një lufte të përgjakshme civile. Batista i mbylli ditët në Spanjë te Franco, duke kërkuar një rikthim të pamundur në Kubë.
  6. Ronald Reagan: Ronald Reagan ishte ndoshta armiku më i madh i Kastros. Dy herë presidenti i SHBA-ve kishte dy obsesione: “perandorinë e së keqes” sovjetike dhe regjimin kubanez. Që e sfidoi pothuajse hapur në vitin 1983, duke pushtuar Grenadën, një ishull në Karaibe, që sipas Shtëpisë së Bardhë ishte gati duke u bërë një “bazë sovjetike ose kubane”.
  7. Henry Kissinger: Henry Kissinger, Sekretar Shteti në administratat Nixon dhe Ford. Nobel për paqen. “Fajkua” republikan. Pragmatik. Antikomunist i thekur. Armik i Kastros. Dokumentet e deklasifikuara më vonë zbuluan se ai kishte bërë plane për sulme ndaj Kubës. Por nuk u zbatuan kurrë. E quanin realpolitik.
  8. Yoanis Sanchez: Yoanis Sanchez. Themeloi blogun më të njohur të opozitës: «14 y medio». Elokuente ajo që lexohet në lajmin e vdekjes së Kastros: “Më në fund”.
  9. Andy Garcia: Andy Garcia, yll i Hollivudit, fëmijë i dy mërgimtarëve kubanë që u detyruan të linin Ishullin pas rrëzimit të Batistas. “Kuba e Kastros ka qenë gjithnjë në vendet e para të listës të shteteve që nuk respektonin të drejtat e njeriut”.
Please follow and like us: