Albspirit

Media/News/Publishing

FOTO DOKUMENT/ Nexhmije Hoxha, anëtare e Partisë Fashiste

Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi, publikon një dokument, i cili dëshmon se Nexhije Hoxha (Xhuglini) ka qenë anëtare e Partisë Fashiste.
“Regjistrimi i Nexhmije Xhuglinit në Partinë Fashiste
Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit ‘të lavdishëm’, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10. 11. 1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim ‘Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924 – 1944 dhe formimi i PKSH-së’.
Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha”, shkruan Kastriot Dervishi.
Siç shihet nga data, dokumenti konfirmon se Nexhmije Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste, të paktën deri dy ditë pas themelimit të PKSH-së.
Please follow and like us: