Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook plotëson kërkesat e privatësisë në Kinë

Facebook ka punuar mbi një software të veçantë në mnyrë që të mund të akomodojë kërkesat për censurë në Kinë, sipas një raporti të Neë York Times

Rrjeti social refuzoi të konfirmojë apo mohojë ekzistencën e software-it, por në një deklaratë tha se “duhej shpenzuar kohë për të kuptuar dhe mësuar më shumë” për Kinën.

Asnjë vendim në lidhje me qasjen e kompanisë nuk ishte bërë në vend, tha një zëdhënëse.

Fondacioni Elektronik Frontier, një grup që bën fushatë për një privatësi më të mirë online, tha për BBC se projekti dukej shumë shqetësues.

Që prej vitit 2009 e vetmja mënyrë për të pasur akses në Facebook në Kinë ka qenë vetëm nëpërmjet një rrjeti virtual privat, që shmangte kufizimet lokale të internetit.

Facebook, i cili ka 1.8 miliard përdorues, po kërkon në mënyrë ‘agresive’ zgjerim në pjesë të botës përtej tregjeve të saj ekzistuese.

Në botën e zhvilluar, kjo do të thotë të eksperimentosh me teknologjinë e re për ta lidhur me zonat rurale.

Please follow and like us: