ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919) Lindur në Vlorë. Shkollën fillore e vijoi në Selanik, meqë aty ishte e internuar familja e tij për shkak të veprimtarive patriotike. Më 1858 u regjistrua në gjimnazin e Janinës “Zosimea”, ku pati bashkënxnës të vet Sami Frashërin, Naim Frashërin, etj. Më 1860 filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në ministrinë e Punëve të Jashtme, në Stamboll. Aty përfundoi shkollën e drejtësisë. Pak vite më vonë, u emërua shef kabineti në Tesali, i Ismail Rahimpashës, që sihte daja i tij. Më 1868 u emërua kryesekretar i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy vjet më vonë, deri më 1875, guvernator në Varnë dhe guvernator i Danubit të Poshtëm. ismail_qemaliPor, dy vjet më vonë, duke qenë kundërshtar i Portës së Lartë, u inernua në Qytahi, pranë Anadollit, vend ku qendroi deri më 1882. Në fillim të shek. XX, Ismail Qemali filloi t’i përkushtohej ështjes shqiptare, duke ngritur zërin për autonominë e Shqipërisë. Lidhi kontakte me pothuaj të gjithë kolonitë patriotike të shqiptarëve jashtë e brenda vendit, sidomos në zonën e Vlorës. Në nëntor 1908 hyri në parlamentin osman si deputet i sanxhakut të Beratit. Një vit më vonë, u arratis nga Stambolli dhe vijoi jetë nëpër Evropë, duke nisur kështu rrugën e pakthyeshme të veprimtarisë politike në favor të Shqipërisë. Merr pjesë në hartimin e Librit të Kuq – Memorandumi i Grews bashkë me Luigj Gurakuqin. Ndihmoi lëvizjen e armatosur të shqiptarëve në kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910- 1912. Ishte organizatoi kryesor i mbledhjes historike të 5 nëntorit 1912 në Bukuresht, ku u vedos e ardhjma e Shqipërisë. Më 28 nëntor, deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, duke e krijuar kështu shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Ismail Kemal”. U zgjodh kryeministër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të Jashtme. Pas zbulimit të komplotit të tij me ushtarakun shqiptar në shërbim të Stambollit, Beqir Grebenenë, u detyrua të japë dorëheqjen e të shkrijë kabinetin e tij dhe të dorëzojë pushtetin pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Vetë Qemali u largua nga Shqipëria. Vdiq në Peruxhia të Italisë, në rrethana misterioze, të cilat të shtojnë dyshimin për një vrasje edhe në citimin e fjalëve të tij të fundit “Më hëngër në besë!”. Eshtrat ndodhen në Vlorë.

JORGJI KARBUNARA – BABË DUDË KARBUNARA (1842 – 1917) Lindur në Berat. Shërbeu si mësues i shqipes dhe 250px-bab_dud_karbunarabashkëpunoi me Kostandin Kristoforidhin. Filloi të meshonte në shqip, por kjo iu ndalua. Shqiptarizmi i theksuar i tij ran ë sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz. Studimet e larta për kohën, i përfundoi në Itali, për italisht. Në dekadën e dytë të shek. XX, iu përkushtua hapjes së shkollave shqipe dhe më- simit të shqipes. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku si i tillë, firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Gjithashtu, u zgjodh antar i Pleqsisë. Pati përplasje me mercenarët e Esat Pashë Toptanit, të cilët i shkatërruan pasurinë në vitin 1915. I përbuzur dhe i përndjekur nga kundërshtarët dhe i përgëzuar nga populli për veprimtarinë e tij si shqiptar, vdiq në Berat.

DOM NIKOLL KAÇORRI (1862-1917) Lindur në fshatin Kre i Bajrakut të Lurës. Rridhte nga një familje, babai i së cilës ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë që tregon për tolerancën fetare. Më dom_nikolle_kacorri1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Për pak kohë shërbeu në Delbnisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”: “për Kishë dhe Papë”. Emërohet Ipeshkv. Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Pas rënies së kësaj qeverie, emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike, derisa vdiq në Vjenë në maj 1917.

ABDI TOPTANI (1864-1942) Lindur në Tiranë. Në vitin 1902 organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në Shingjergj dhe Shupal. Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemali dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit. U zgjodh ministër i Financavabdi_toptani_albanian_patriote në qeverinë e parë shqiptare. Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Në Kongresin e Lushnjes, ishte nga aktivistët kryesorë dhe për këtë u zgjodh antar i Këshillit të Lartë (çerek-mbret). Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri. Kush- ëri i parë me Esad pashë Toptanin, por i ndarë me të, për divergjenca politike. Kështuqë, dera e madhe e Toptanasve u nda pothuaj në dy pjesë: një me Esad Pashën e tjetra me vëllezërit Abdi e Murad. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër. Por, prej andej kthehet shumë shpejt në Shqipëri, për t’u bërë pjesë e aktivitete politike të vendit. Vitin e festimit të 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, evenimetit historik ku ai mori pjesë, më 1942, Toptani vdiq në Tiranë. Në kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Tiranën e Krujën dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Abdi”.

MID’HAT FRASHËRI (1880-1949) Lindur më 1880 në Janinë. Biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në vitin 1908 filloi botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Mori pjesë në midhat-frasheriKongresin e Manastirit, më 14 nëntor – 22 nëntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe vjen në Shqipëri. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavar- ësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve të Përgjithshme. Më 30 mars 1913 jep dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor 1949, në dhomën e një hoteli.

LUIGJ GURAKUQI (1879-192 5) Lindur në Shkodër. Ndoqi mësimet e para në kolegjin saverian. Më vonë, shkoi në Kalabri, në liceun e Shën Adrianit. Nga vitet 1906 takoi për herë të parë Ismail Qemalin dhe një vit më vonë lidhi bashkëpunim dhe ndihmoi patriotin Bajo Topulli në organizimin e komitetit të fshehtë kombëtar. Viti 1908 e gjen në Manastir, në Kongresin eluigj-gurakuqi__arkiva_albert-vataj_p1080285-221x300 atij vendi, ku ishte përfaqësues i Shkodrës. Aty u zgjodh nënkryetar i Komisionit për caktimin e alfabetit të shqipes. ndërsa, një vit më vonë e shohim në Elbasan, ku merr pjesë në punimet e Kongresit të Elbasanit, i cili mes të tjerash vendosi hapjen e shkollës Normale po në Elbasan. Gurakuqi u zgjodh drejtor i saj që ditën e hapjes, më 1 dhjetor 1909. Në fillim të kryengritjeve të përgjithshme, është me armë në dorë e më pas takon Ismail Qemalin për te lobuar rreth fatit të Shqipërisë nëpër kancelaritë e huaja. Kthehet në atdhe bashkë me delegatët e tjerë dhe si përfaqësues i vetëm i Shkodrës merr pjesë në kuvendin kombëtar të Vlorës. Mendohet që rezolucionin e pavarësisë, ku janë hedhur firmat e 40 përfaqësuesve, ta ketë shkruar Gurakuqi. Ai firmoi aktin me siglën “Luz Gurakuqi”. Më 1913 bën pjesë në delegacionin shqiptar që shkoi nëpër Evropë për të drejtat e Shqipërisë. Priti Princ Vidin dhe u emërua prej tij zv/ministër i Arsimit. Nga themeluesët e “Komisisë letrare” të Shkodrës më 1916, ku punoi për arsimin e gjuhën shqipe dhe dy vjet më vonë pjesë e Kongresit të Durrësit. Bashkëpunëtor gjatë viteve `20 me Nolin e Rustemin. Ne qeverinë e Nolit u zgjodh ministër i Financave. Me triumfin e legalitetit, në dhjetor 1924, u largua përgjithmonë nga Shqipëria, në Itali, duke humbur jetën një vit më vonë, nga pistoleta e Balton Stamollës, kushëririt të tij të dyë, akt që siç e përcjellin gazetat italiane, ishte gjatë një zënke sporadike. Pretendimet se Gurakuqi është vrarë nga Zogu, kanë mbetur enigmë dhe të pasqaruara.

LEF NOSI (1873-1945) Lindur në Elbasan. U arsimua në shkollën fillore të atij qyteti dhe studimet e mesme i përfundoi në Athinë. Zotëronte një bagazh kulturor dhe ishte poliglot. Zotëronte pesë gjuhë të huaja. U lidh me lëvizjen antiosmane dhe u lef-nosihodh në luftë për pavarësimin e atdheut. Më 1910 botoi në Elbasan gazetën “Tomorri”. Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Ai mbajti në ruajtje dokumentin origjinal të shpalljes së pavarësisë kombëtare dhe e botoi atë me rastin e 25 vjetorit të indipendencës, më 28 nëntor 1937, me qëllim që të mos falsifikohej. Më datë 5 dhjetor 1912 mori detyrën e ministrit të postë-telegraf-telefonit, detyrë që e ushtroi deri më 24 janar 1914. Nosi u zgjodh delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit në dhjetor 1918. Një vit më vonë ishte pjesë e delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Pas vitit 1920 shërbeu në Elbasan si kryetar bashkie. Më 1924 botoi serinë e vyer “Dokumenta Historike – për t’i shërbye historis s’onë kombëtare”. Ushqente bindje demokratike dhe antimonarkist, refuzoi kërkesën e Zogut për t’u bërë ministër. Më 1940 pushtuesit fashistë e internuan në Itali dhe pas kapitullimit të tyre në shtator 1943, iu rikthye jetës politike në vend. U zgjodh kryetar i Asamblesë Kushtetuese. Momentin e zgjedhjes së tij, kohët e fundit kemi mundur ta zbulojmë në një material filmik origjinal pa zë të kohës. Pas luftës, Nosi u shpall në kërkim nga komunistët, të cilët pasi e lokalizuan vendndodhjen e tij, e arrestuan dhe e dënuan me vrasje. Lef Nosi ishte një njohës shumë i mirë i antikuareve dhe koleksionist i famshëm në Ballkan.

Nga Niko Kotherja