Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia e komanduar nga frika

SEDA SERDAR

Sulme terroriste, një përpjekje për puç ushtarak, arrestime të përsëritura-kjo ishte pamja e Turqisë në këtë vit. Presidenti Erdogan nuk ka një përgjigje të mjaftueshme për përçarjen e shoqërisë

Turqia është në rrugën më të mirë të kthimit në një pirg rrënojash: Përgjakje në sulmet terroriste në metropolet e vendit, përgjakje në luftën kundër kurdëve në Lindje të vendit. Kësaj i shtohet kalimi i valës së luftës siriane, përpjekja për puç ushtarak dhe pasojat e tij – gjendja e jashtëzakonshme si vazhdimësi. Viktimat e shumta, frika e rënies viktimë e kanë bërë Turqinë nervoze. Megjithëse qeveria turke premton se do t’i japë fund terrorit në vend, destabilizimi rritet.

Frika si emërues i përbashkët

Turqit nuk duhet vetëm të durojnë frikën nga terrori vdekjeprurës, ata duhet të përballen edhe me diçka tjetër: humbjen e demokracisë. Pas dështimit të puçit ushtarak në verë, u arrestuan mijëra vetë, shumë të tjerë humbën punën, kushdo që mund të bëhet i rrezikshëm për AKP mund të vihet në shënjestër. Edhe me taktikën e maltrajtimit të partisë kurde, HDP qeveria i hedh benzinë zjarrit. Shumë prej atyre që ndodhen tani në burgje, ksihin kërkuar vetëm pak kohë më parë së bashku me AKP një zgjidhje për konfliktin turk. Të heqësh qafe një parti të votuar, kjo nuk ka të bëjë më me demokracinë.

Akoma më shqetësuese është gjendja në shtypin e vendit: Media të lira, kritike ndaj qeverisë ose që vetëcensurohen gati nuk gjen. Më e komplikuar bëhet situata po t’i hedhësh një sy gjendjes së katër milionë refugjatëve sirianë në Turqi. Zhgënjimi i refugjatëve sirianë që nuk shohin ndonjë perspektivë dhe qëndrim afatgjatë në Turqi është i madh. Pas betejës së Alepos do të priten valë të reja refugjatësh që mund të çojë në tensione sociale. Rrezikimi i vazhdueshëm i ujdisë për refugjatët me BE nuk e bën më të lehtë situatën.

Pse reformim i kushtetutës tani?

Me këtë mori problemesh të habit zelli i Erdoganit për të reformuar kushtetutën drejt nëj sistemi presidencial, sipas modelit francez apo amerikan. Sulmi terrorist në Stamboll i para një jave e bëri më se të qartë: Qeveria duhet të gjejë një zgjidhje për rrezikun terrorist. Duket qartë se terrorizmi po fiton terren në Turqi dhe ka një ndikim të madh në jetën e përditshme në vend, Prandaj zgjidhja e këtij problemi kërkon vëmendjen e plotë e angazhimin e të gjitha energjive politike.

Mobilizim kombëtar

Në fjalimin e tij të mërkurën para autoriteteve lokale, presidenti Erdogan bëri thirrje për mobilizim kombëtar kundër terrorit. Turqia duhet të jetë e bashkuar, dhe armiqtë e saj duhet ta dinë, se do të marrin përgjigjen e duhur, tha ai. Gati si rastësisht ai apeloi ndaj autoriteteve lokale që të denoncojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Kjo ide është në kundërshtim me thirrjen për unitet. Jo vetëm sepse ajo parasheh një ndërhyrje në sferën private të Turqisë, ajo përforcon masivisht frikën qytetarëve nga denoncimi. Një opinion publik i traumatizuar frikësohet edhe më tej.

AKP angazhohet shumë t’u japë nderimin e fundit viktimave të terrorit. Por vetëm kjo nuk mjafton. Më mirë do të ishte një plan konkret, se si të rifitohej paqja dhe uniteti në Turqi.

/DW

Please follow and like us: