Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet portali Infokusi

Të gjitha llogaritë në Facebook, dhe e-mailet private, iu janë sulmuar dhe marrë gazetarit Shkelzen Dakaj, botues i portalit infokusi.com, shkruan Gazeta Metro.

“Ngjarjen e kemi raportuar në Polici dhe në të gjitha autoritetet në Facebook, përfshirë krimet kibernetike.

Është e çuditshme se përveç rrjeteve sociale dhe llogarive private dhe publike është hakeruar edhe emaili zyrtar në gmail i portalit infokusi.com”, ka thënë Dakaj.

Këtë, botuesi Dakaj e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, duke e informuar edhe publikun se përkohesisht nuk i kanë në menaxhim llogaritë zyratre të portalit në Facebook.

Dakaj ka thënë se nuk ka pasur probleme të tilla më herët, përfshirë kërcënime, apo diçka të tillë.

Dyshimet tona janë se sulmi është tejet i avancuar dhe kemi qenë të kujdesshëm në mbrojtjen, sipas sigurisë që ofrojnë rrjetet sociale, ka shtuar Daka.

“Shkrimi jonë i fundit i postuar ka qenë një hulumtim që e kemi bërë për Blerim Devollin lidhur me pasaportën e tij jugosllave e nxjerrë me 2008 që dyshohet si e fallsifikuar”, ka përfunduar Daka.

Please follow and like us: