Albspirit

Media/News/Publishing

Baritoni shqiptar impresionon kritikën italiane me rolin në “La Bohème”

Marcello, personazhi i operës së njohur “La Bohème”, njihet për dy anët e tij: i çrregullt dhe i dashuruar pas artit, më saktësisht pikturës. Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa pasi veshi kostumin e tij, thotë se e ndien të afërt veten me këtë personazh.

Edhe ai është i dashuruar pas artit, por për dallim nga Marcelloja, ai e ka zgjedhur muzikën. Ai u ngjit në skenën e “Teatro Verdit” në Padova të Italisë për t’u bërë pjesë e operës “La Bohème”.

Performanca e tij në këtë operë, që sjell histori dashurie, xhelozie, dhimbje, është vlerësuar lart nga mediat italiane. Mushekta i lindur në Durrës, ka vite që jeton në Itali. Rolin e Marcellos ai thotë se e ka interpetuar edhe më parë, por kësaj radhe tërhoqi vëmendjen e të tjerëve.

“Myshketa e mbajti mbi shpatulla shfaqjen”, “interpretues i shkëlqyer me gjallëri skenike”, janë vetëm disa prej vlerësimeve që ai ka marrë, pasi është ngjitur në skenën e teatrit 250 vjet të vjetër në kuadër të sezonit të operës dhe baletit për vitin 2016.

Please follow and like us: