Albspirit

Media/News/Publishing

Libri i panjohur/ Intimiteti i Nexhmie Hoxhës: Si më skuqi Qemal Stafa para Enverit

Speciale/ Një web që ridimensionon komunizmin, i quajtur si “Aleanca marksiste leniniste”, ka listuar edhe Enver Hoxhën mes katër diktatorëve që njohu bota

 

fotongaenverhoxha1ny5Një web që ridimensionon komunizmin, i quajtur si “Aleanca marksiste leniniste”, ka listuar edhe Enver Hoxhën, pas katër liderëve të teorisë dhe praktikës diktatoriale në botë, Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Jeta e Enver Hoxhës, fotografi, dhe citime konsiderohen si të dhëna biografike ndërsa është përkthyer, jo ndonjëherë prezente në tregun shqiptar, libri i Nexhmie Hoxhës, “Jeta ime me Enverin”. Ky libër është hedhur në versionin elektronik të përmbledhur të dy vëllimet bashkë

 

 

 

Një web që ridimensionon komunizmin, i quajtur si “Aleanca marksiste leniniste”, ka listuar edhe Enver Hoxhën, pas katër liderëve të teorisë dhe praktikës diktatoriale në botë, Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Jeta e Enver Hoxhës, fotografi dhe citime konsiderohen si të dhëna biografike, ndërsa është përkthyer, jo ndonjëherë prezente në tregun shqiptar, libri i Nexhmie Hoxhës, “Jeta ime me Enverin”. Ky libër është hedhur në versionin elektronik të përmbledhur të dy vëllimet bashkë, e nxjerrë nga shtypi qysh në 2005. Libri është i autorizuar për t’u përkthyer nga Nexhmie Hoxha, kujdesur nga një bord i Lidhjës Komuniste të Aleancës Marksiste-Leniniste, në Amerikën e Veriut. Të gjithë anëtarët e bordit, janë ish-anëtarë tashmë të vdekur të “Albania Society”.

Nexhmia ka rrëfyer se vendosi të shkruante kujtimet me Enverin si nevojë për të shtypur vetminë në “qelinë e burgut”, ku u dënua pas ‘90-ës si bashkëpunëtore e diktatorit në krimet e komunizmit në Shqipëri.

Nexhmia nis kujtimet nga jeta e tyre në rini, takimi i parë dhe dashuria. Ajo shkruan në parathënie se këtë intimitet nuk ua ka treguar kurrë as fëmijëve të saj, pra nuk ka folur për këto çështje, duke i mbajtur si kujtime vetëm për vete, gjatë gjithë jetës së saj.

“Kjo dashuri me kalimin e kohës së bashku me idealin tonë, jeta u transformua në një burim lumturie të pafund dhe në një forcë morale, që më mbante gjallë në situata dhe rrethana shumë të vështira”. Nexhmia, nga sa e kishte parashikuar, deri në moshën 80 vjeç, del më herët nga burgu, ndonëse këtu e ka zanafillën shkrimi i kujtimeve të saj me Enverin.

Kur nisi të shkruante kujtimet në burg, Nexhmia ka treguar se nuk ka pasur asnjë dokumentacion në dispozicion, duke thënë se nuk i ishte lejuar të përdorte librat e Enverit për të kontrolluar apo rifreskuar kujtimet. Gjashtë muajt e parë të vitit ‘97, Nexhmia tregon se nuk ishte në gjendje, për shkak të trazirave, për të hyrë në arkivat e saj familjare (strehuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave së bashku me Arkivat qendrorë të PPSH-së).

 

Prezantimi i parë me Enverin

Lufta, ka kujtuar Nexhmia tek libri “Jeta ime me Enverin”, i përfshiu njerëzit dhe partinë duke bërë që të takohej me Enverin. “Si çdo çift që bie në dashuri ruan kujtime të bukura, takimin e parë të tyre dhe prezantimin. Disa mund të shkruajnë poezi, disa këndojnë këngë, dikush tjetër pret për të dashurën në park, në rrugë, jashtë oborrit të shkollës ose pranë shkallëve të banesës”. Kjo është zakonisht sipas Nexhmies ajo që ndodh në kohë të paqes. Po në kohë lufte, në një situatë të fshehtë? Si u lind dashuria e gruas me diktatorin? Kur je i ri, shkruan Nexhmia, dashuria lind në çdo kohë, si lule pranvere.

“U njoha me Enverin për herë të parë në takimin e Grupit të Rinisë Komuniste që u mbajt më 23 nëntor 1941, menjëherë pas themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare” (8 nëntor 1941). “Unë kurrë nuk e kisha parë apo dëgjuar më parë për të. Kam qenë pjesë e grupit komunist të Shkodrës, ndërsa ai ishte përfshirë në grupin komunist të Korçës. Edhe pse janë bërë përpjekje për të bashkuar këto grupe rinore, kam pasur rastin të takoj vetëm disa vajza dhe djem nga grupi i rinisë por asnjë nga Korça”, shkruan Nexhmia ndër të tjera te “Jeta ime me Enverin”. Nexhmia në kujtimet e saj kompromenton një nga faktet më të debatueshme të pjesëmarrjes së Enverit në demonstratën e 8 tetorit 1941, që tashmë është dekonspiruar me retushimet e dokumenteve që kanë dalë në dritë dhe botuar së fundi.

Këtë moment përshkruan Nexhmia si të parin kur ka dalluar Enverin, djalin tërheqës sipas rrëfimit të saj, shtatlartë mbi kokat e të gjithëve. “Është fakt i njohur se Enveri ka udhëhequr dhe organizuar demonstratën e 8 tetorit 1941, si një veprim të përbashkët të grupeve komuniste, në prag të themelimit të partisë. Ja, kjo ishte për mua hera e parë që isha në vijën e frontit me Enverin. Por ne akoma nuk ishim takuar”.

Besueshmëria e saj në raport me dokumentet mbeten si gjithë historitë e tjera të ngritura mbi bindjet që ajo mbronte, ato komuniste, duke qenë një nga gratë e diktatorëve që jo vetëm nuk shmangu krimet e Enverit, por nxiti më shumë drejt tyre.

Nexhmia shkruan se Enveri, Qemal Stafa dhe Vasil Shanto e të tjerë komunistë ishin ngarkuar të bënin bashkimin e grupeve komuniste. Mbi këtë kontekst ajo sheh dhe organizimin e demonstratës që, sipas Nexhmies, kjo treshe pasi ka debatuar gjatë, në mëngjes janë nisur për organizimin e demonstratës. Ajo vetë thotë se ka qenë duke pritur në shtëpinë e një shoku të saj, në rrugën që sot quhet “Qemal Stafa”! Nexhmia ndalet gjatë në dhënien e versionit të saj në këtë ngjarje, duke thënë se “papritmas Sadik Premtja u shfaq duke thënë: “Demonstrata nuk do të bëhet”. “Nisa të kthehen në shtëpi; me këmbë të ftohta dhe dhimbje në zemrën time”.

“Por kur kam arritur në kryqëzimin e rrugës “Qemal Stafa”, Pazari i Ri dhe rrugën “Saraçi” dëgjova zërat e demonstruesve dhe këngën patriotike “Ejani mblidhuni këtu”!

Atëherë ndryshova drejtimin dhe u nisa për t’iu bashkuar demonstruesve në shesh ku tashmë kishte filluar përleshja. Atje vura re një burrë të madh, koka e të cilit mund të shihej, pasi ishte më i gjatë se njerëzit e tjerë rrotull tij. Ai ishte duke u përpjekur për të hequr nga duart e policisë një demonstrues. Kush mund të ishte? Ngjitur me mua ndodhej Meli Dishnica, motra e Esat Dishnicës, e cila do të merrte pjesë në shumë demonstrata. Unë e pyeta atë: Kush është ai? Ajo më tha se ishte një profesor nga Korça dhe se ka qenë i shkarkuar nga puna, ai kishte ardhur në Tiranë, duke shitur cigare aty pranë. Cili është emri i tij”, e pyeta. Emri i tij është Enver Hoxha, m’u përgjigj ajo”.

Nexhmia e vazhdon këtë histori kështu: “Në përleshje të tilla nuk kishte kohë për të qëndruar e vëzhguar. Drejt meje vura re një polic i cili kishte kapur të riun Zeqo Agolli, familjen e të cilit e njihja shumë mirë. Ndikuar edhe nga ajo çfarë kishte bërë Enveri, unë kërceva në mes tyre, për ta tërhequr nga ata. Polici mbeti i habitur, ai nuk e kishte ndjerë që ishte shtyrë dhe rrëzuar përtokë, kështu u lirua Zeqiu. Demonstruesit ishin të rrethuar nga armët e policisë italiane dhe ata shqiptarë. Megjithatë demonstruesit vazhdonin luftën me grushta dhe çadra, të cilat i patën marrë me vete pasi moti ishte me re, apo edhe, ndoshta për të mbrojtur veten e tyre.

Në një moment u dha urdhri: Të gjithë drejt ndërtesës së qeverisë, për të gjetur shokët e arrestuar”. Me flamurin përpara, që zakonisht u mbante nga vajzat, ne u drejtuam drejt godinës së Qeverisë. Në këtë rast do të doja të shpjegoja diçka: si rregull, organizatorët që kanë përgjegjësit më të mëdha, kurrë nuk janë dërguar në frontin e demonstruesve. Unë për shembull isha vendosur në rreshtin e dytë, prapa flamurit. Por, atë ditë Enveri ishte në krye, me trupin e gjatë, dhe konstrukt të mirë fizik.

Kur policia i theu demonstruesit për të arrestuar Enverin, demonstruesit menjëherë formuan një barrierë, që i pengoi ata për ta arrestuar. Natyrisht më vonë, fashistët e kërkuan Enverin në dyqanin e tij, Flora, por Enveri u pat strehuar në bodrum”.

Ky version ende në fakt nuk ka kaluar në filtrat e studiuesve, por dokumentet arkivore flasin ndryshe, siç është shënuar më poshtë mbi protagonizmin e Enverit në demonstratën e ‘41-shit.

Kaloi më pak se dy javë dhe u dërgua lami se “ishte themeluar partia komuniste shqiptare”.

Dy javë pas themelimit, Nexhmia tregon se u mbajt një takim për të hedhur themelet e Lëvizjes së Rinisë Komuniste. Nga të gjitha grupet e të rinjve ishin zgjedhur 12 delegatë për të marrë pjesë, ku Nexhmia ishte e vetmja femër. Takimi, kujton N. Hoxha, u mbajt në shtëpinë e Sabije Vokshit, halla e Asim Vokshit, që u vra në luftën antifashiste në Spanjë. Kjo shtëpi është përdorur, thotë Nexhmia, për takimet e tyre të fshehta, jo të ligjshme.

Nexhmia, pasi rrëfen, tashmë e njohur, për pozicionin e kësaj shtëpie si bazë e fshehtë për takimet komuniste, ka treguar se pjesëmarrësit në atë takim kishin një kod të caktuar të trokitjes në derë. Po afrohej ora e mbledhjes. Këtu ndërhyn për të treguar se në rast rrezikuar ata mund të largoheshin duke u hedhur nga muri i ulët që kishte oborri. Prezenca e Qemal Stafës në këtë histori është e konsiderueshme, duke ndjekur rrëfimin e Nexhmies, kur tregon herë pas here detaje se si Stafa ikte shumë herë nga muri i ulët i shtëpisë!

Më 22 nëntor: “Shokët filluan të vijnë një pas një. Më kujtohet ishte muzg, kur arrita në shtëpinë e Bijes. Të gjithë ishim të lumtur. Unë ndala një moment, ngaqë pashë vajzën e një shoku, ata mund të ishin duke treguar shaka të papjekura. Ne e përshëndetëm njëri-tjetrin, me parullën “Poshtë fashizmit, liri për popullin”. Ne shtrëngonim duart ngrohtësisht, edhe pse në atë kohë nuk e njihnim shumë njëri-tjetrin, pasi ne i përkisnim grupeve të ndryshme rinore. Dhoma ku ishin mbledhur ishte e rehatshme, me dyshekë kashte. Kishte një zjarr të madh dhe dhoma ishte mbushur me tym. Nuk ishte tym cigareje, se shokët ishin të rinj dhe nuk e pinin duhanin. Tymi ishte nga fetat e bukës, të cilat ishin varg duke u thekur.

Dritarja ishte e mbyllur me një batanije të trashë, në mënyrë që drita nuk të shihej nga jashtë”, tregon Nexhmia.

Mes humorit, vazhdon kujtimet Nexhmia, qe bënte Qemal Stafa me Ndoc Mazin, një prej heronjve të Vigut – kjo ishte atmosfera që gjeti Enveri kur hyri në dhomë.

Nexhmia e përshkruan në detaje ardhjen e tij: “Ai kishte hyrë nga jashtë në kuzhinë, ku ai kishte lënë pallton e tij dhe çdo gjë që kishte. Në fillim kur hyri në dhomë ajo që ishte më e dukshme, ishte trupi i tij i lidhur mirë, më i gjati i të gjithëve shokëve në dhomë. Çehrja e tij ishte e errët, sytë e tij ishin shumë të gjallë, me flokë të zezë me onde. Ai ishte i veshur me një xhaketë “dopiopett” me ngjyrë të lehtë, bezhë me vija kafe. Nën të kishte veshur një pulovër leshi të punuar me dorë, ngjyrë bezhë me grykë të lartë, nga e cila shfaqej një këmishë me jakë. Pantallonat e tij ishin sportivë dhe në modë për kohën, disi të gjera, duke u mbuluar me çizme të gjata ngjyrë kafe deri te kyçet e këmbëve.

Nuk e kisha vënë re kur Qemali doli jashtë, pasi Enveri hyri së bashku me të. Ai paraqiti Enverin duke thënë: Ky është shoku Taras, anëtar i Komitetit të përkohshëm të Partisë Komuniste, e themeluar dy javë më parë, më 8 nëntor”.

Më tej, Nexhmia thotë se Enveri ua shtrëngoi duart të gjithëve, ndërsa Qemali ua prezantonte. “Kur ai u ndal tek unë, Qemali tha: Kjo është shoqja Nexhmie Xhuglini, për të cilën ju kam folur. Pastaj ai përmendi disa gjëra të tjera për mua, që më bëri të skuqem.

“Fjalët e tij për lirinë dhe të ardhmen që na pret ndezi zjarr në zemrat tona”.

Pas mbarimit të fjalës që mbajti, Enveri propozoi një pushim.

Nexhmia përmend edhe fjalimin e Qemal Stafës, duke kaluar në atmosferën e shtëpisë, se si fjetën atë natë, nëpër stola dhe duke treguar se shtëpia e Bijes ishte një vend me arsenal më armë dhe bomba. Nexhmia gjithë kujtimet i vërtit midis Enverit dhe Qemalit.

Ka mbajtur dhe Nexhmia fjalimin, dhe pas kësaj ajo kujton se Enveri në pushimin e drekës i është afruar dhe uruar. Gjashtë muaj më pas, nga ky takim, Qemal Stafa u vra, kur ishte zgjedhur sekretar politik. Nexhmia tregon se pas zgjedhjes së saj në Komitetin e Rinisë komuniste, u caktua të punojë në Tiranë, dhe si sekretare politike.

Re. Ku.

 

 

NJË LOJË FASHISTE PËR “KAPJEN” E ENVER H. – “PROTAGONIST” NË DEMONSTRON E 28 TETORIT 1941?!

ME 28 TETOR 1941 BËHEJ E PARA DEMONSTRATË POLITIKE ANTIFASHISTE NË VEND NË TIRANË, QË NGA E PREMTJA E ZEZË E 7 PRILLIT 1939, KUR VENDI PUSHTOHEJ NGA ITALIA FASHISTE. FRYTET E DEMONSTRATËS I KORRËN KOMUNISTET DHE ORGANIZATOR UDHËHEQËS I SAJ NJIHEJ ENVERI:

 

“DEMONSTRATA U BE E MADHE, E FUQISHME, E FURISHME, ASHTU SIÇ E KISHIM PARASHIKUAR U PERLESHEM E U GJAKOSEM ME KARABINERINE E ME MILICINE FASHISTE” (ENVER HOXHA, KUR LINDI PARTIA)

 

NË MJAFT BURIME E VERTETA ESHTE TJETER, KESHTU EDHE NE MEMORIE TE PJESEMARRESIT AKTIV NE DEMONSTRATE:

“… DEMOSTRATA ISHTE E RINISE ANTIFASHISTE DHE E ASAJ KOMUNISTE, RINIA E ORGANIZOI, RINIA MBAJTI PESHEN KRYESORE DHE ENVERI S’KISHTE ASNJE ROL UDHEHEQESIE ORGANIZATORI, AI ME SHOKE TE TIJ ISHTE VEZHGUES NE BISHT TE TURMES. ..”. (TODI LUBONJA, 2004)

 

NE KALENDARIN ENCIKLOPEDIK TE VASIL XHAÇKES (‘45) ESHTE FIKSUAR ME DY RRESHTA SE ENVER HOXHA U PERLESH ME NJE FASHIST PER T’I RREMBYER NGA DUART SHOKUN GJIKE KUQALI DHE “FAKTI” MBETI EDHE NE ATE QE SHKRUAN ENVERI: “U PERLESHEN E U GJAKOSEN”. KJO EDHE MUND TE ISHTE E VERTETE POR PO KAQ E VERTETE ESHTE FAKTI SE ATY KU NDODHI “PERLESHJA”, PARA XHAMISE SE SOTME, DEMONSTRUESIT ISHIN TE RRETHUAR ME MILICE TE SHUMTE, SI E JEP DOKUMENTI, EDHE ZOGU S’MUND T’I SHPETONTE ATIJ RRETHIMI FASHIST, POR JA ENVERI I “SHPETOI” DHE DOLI NE ILEGALITET!

 

QE SHPETOI ENVERI NGA ARRESTIMI FASHIST ISHTE NJE LOJE FASHISTE, E RREFEN EDHE VETE ENVERI, PA E KUPTUAR AS VETE THELBIN E RREFIMIT TE TIJ TE SINQERTE:

 

“…TE NESERMEN U DETYROVA TE HIDHEM NE ILEGALITET. KA EDHE KJO HISTORINË E VET. NE MENGJESIN E 29 TETORIT NE “FLORA” IA BEHEN KARABINIERET. DY PREJ TYRE, KREKOSUR ME RRIPA MESHINI KRYQ E TERTHOR KRAHARORIT E ME KELLEFET E REVOLVER TE HAPUR, HYNE BRENDA, TE TJERET QERNDRUAN JASHTE. VETEM ATO ÇASTE NDIEME SE C’GABIM TE MADH KISHIM BERE. KISHIM MENDUAR SE NE RREMUJEN E MADHE TE PERLESHJES SË DJESHME NE MES ATYRE QINDRA E MIJERA DEMONSTRUESVE, QE TUNDEN TIRANEN, FASHISTËT NUK NA KISHIN IDENTIFIKUAR. E JA TANI THUAJSE TE GJITHE NE “PUNETORET”E “FLORËS” NDODHESHIM PËRPARA ÇARKUT TË TMERRSHËM. “ENVER HOXHA! THIRRI NJERI NGA KARABINIERËT – DOVE ENVER HOXHA?!

 

PILO E ILO DARDHES QE NDODHESHIN NE BANAK U NGRINE PECETAT NE DUAR. PASOI NJË ÇAST HESHTJEJE POR UNE NDERKAQ E MBLODHA VETEN DHE NGA ARKA E PRONARIT ORTAK ZGJATA KOKEN E GJITHE XHENTILENCE PROVOVA TE VETMEN MUNDESI QE MUND TE PROVOHEJ.

-JA, KETU BRENDA ESHTE, PRISNI JU LUTEM, TA LAJMEROJ, – U THASHE ME ZE TE QETE E ME GJESTE TE NJE “GATISHMERIE” KAQ SHEMBULLORE, SIKUR MEZI PRISJA RASTIN T’U BEJA PIPINOVE NJE SHERBIM TE ÇMUAR!  

– KISHA GODITUR NE SHENJE. ME BESUAN. HYRA NE PJESEN E BRENDSHME TE DYQANIT, DUKE THIRRUR ME ZE TE LARTE, “ENVER, TE KERKOJNE”, HAPA ME SHPEJTESI DERIÇKEN E PASME, TE ÇELUR APOSTAFAT PER RASTE TE TILLA, U LESHOVA NE NJE RRUGICE TE NGUSHTE KAPERCEVA NE OBORRIN E NJE PLAKE TE VETMUAR DHE PREJ ANDEJ, DUKE I RENE MESPERMES “LAGJES SË ÇOBANEVE”, PERSHKOVA “I QETE”, POR ME SYTE KATER BULEVARDIN E MADH. PAS DISA ÇASTESH KUR HYRA NE LAGJEN POPULLORE, MATANE BULEVARDIT, U BINDA SE FASHISTEVE VETEM EMRI U KISHTE MBETUR NE DUAR”. (ENVER HOXHA, KUR LINDI PARTIA, 1982)

 

*NGA LIBRI “ENVER HOXHA NË OPTIKË TË RE”, BOTIM BIOGRAFIK I RI, I PAJISUR ME DOKUMENTE ARKIVORE, ZBULOHEN SHUMË ANË TË ERRËTA TË DIKTATORIT ENVER HOXHA; ME DYER TË BLINDUARA, KU RUHET ARKIVI SEKRET I ENVER HOXHËS NË ARKIVIN QENDROR, DALIN FRAGMENTE DOKUMENTACIONESH QË FLASIN PËR TJETËRSIMIN E HISTORISË PERSONALE TË DIKTATORIT NË LIBRIN E RI TË DR. VASFI BARUTIT

Please follow and like us: