Albspirit

Media/News/Publishing

Flet Zejno! Deputeti që i mori mandatin Dash Tahirit

Edmond Zejno, deputeti i ri i PDIU-së ndjen keqardhje që në Kuvendin e Shqipërisë do të zëvendësojë Dashamir Tahirin e PD-së. Kjo për faktin se ka një miqësi të hershme me të, ndërkohë që prej tij, Zejno u angazhua në politikë.

Përmes një interviste në “Gazeta Shqiptare” Zejno premton se atë që la në mes paraardhësi i tij, Dashamir Tahiri, do ta çojë deri në fund, pavarësisht kohës së shkurtër deri në 18 qershor, kur zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare.

Deputeti më i ri i PDIU-së, Edmond Zejno gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës zhvilloi një fushatë të fortë në Sarandë dhe Delvinë, me shpresën se PDIU do të arrinte të merrte 2 mandate në qarkun e Vlorës. Ai mbajti të gjithë barrën e fushatës së tri viteve më parë në Sarandë dhe Delvinë, ndërkohë që vetëm dje mundi të sigurojë mandatin e deputetit të dhënë nga KQZ-ja./Gsh

Please follow and like us: