Albspirit

Media/News/Publishing

Artisti i njohur shqiptar mposht 228 konkurrentë, fiton konkursin në Firence

Artisti i njohur, Sislej Xhafa, është përzgjedhur fitues i një gare të rëndësishme të organizuar nga Bashkia e Firencës së Italisë me veprën “J”.

Në këtë garë kanë aplikuar 228 artistë nga bota. Tema e konkursit kishte të bënte me të drejtat e njeriut.

Artisti shqiptar bashkë me katër artistë të tjerë nga vende të ndryshme të botës kanë dalë fitues të këtij konkursi, ku veprat e tyre do të vendosen para Pallatit të Drejtësisë, përgjatë vitit 2017.

Vepra e Xhafës është një skulpturë rreth 14 metra e gjatë. Ndërsa çmimi i fituar përfshin edhe vlerën monetare prej 136 mijë eurove.

Sislej Xhafa, është një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor, i cili së fundmi është vlerësuar me titullin Akademik Nderi i Shkollës së Arteve të Firences.

Krijimtaria e Xhafës ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut në ekspozita ndërkombëtare, ku ka fituar edhe dhjetëra çmime.

Ai aktualisht gëzon një reputacion të konsiderueshëm në skenën artistike botërore. Ndërkohë Sislej Xhafaj është zgjedhur për të përfaqësuar bienalen e Kosovës në Venecia.

Please follow and like us: