Albspirit

Media/News/Publishing

Epoka e Radios mbyllet këtu, Norvegjia ndërpret transmetimin FM

Prej vitesh radio është sfumuar ndjeshëm, fillimisht nga televizori e tashmë nga interneti.

Pavarësisht se interneti e integron edhe radion interesi ndaj saj sa vjen e bie. Epokës së radios duket se po i vjen fundi.

Pas më shumë se 60 vjet transmetimi Norvegjia është vendi i parë në botë që ka vendosur të shkëpusë transmetimin FM të radios dhe do të ndiqet edhe nga vende të tjera.

Reuters raporton se kjo masë do të merret javën e ardhshme ku qyteti verior i Baodoe do të fikë rrjetin e saj të mërkurën. Të gjitha radiot në Norvegji deri në fund të vitit do të kenë transmetim audio dixhital.

Edhe vende të tjera paralajmërojnë se shumë shpejt do të ndërpresin transmetimin FM, pasi kostoja është e lartë dhe se këto valë nuk mbulojnë disa zona malore.

Please follow and like us: