Albspirit

Media/News/Publishing

Revoltohet edhe deputeti socialist ndaj qeverisë

“Këta njerëz të mirë, që e fitojnë jetën me duart dhe shpirtin e tyre të paepur, meritojnë shumë më tepër nga qeveria që votojnë!”
Revolta vjen nga deputeti i PS-së, Namik Dokle.
Postimi i plotë i Namik Dokles në “Facebook”

rruige fshati ne borePara dy ditësh, burrat e këtij fshati u ngritën të gjithë dhe shpëtuan një grup elektricistësh të rrethuar nga “vdekja e bardhë”.
E kanë bërë këtë akt human dhjetëra herë, kurdo që dikush është përballur me të keqen dhe ka pasur nevojë për ndihmë.
Shikojini këto foto…
Vetë hapin rrugët për të shkuar te njeri-tjetri dhe pastaj, të gjithë bashkë, hapin rrugën drejt Prizrenit. (Kukësi është “larg” dhe me rrugë të bllokuara, ndërkohë që Kosova i ka hapur të gjitha rrugët e Gorës!)
Por bashkëfshataret e mi të mirë nuk harrojnë të hapin edhe “rrëshqitësen” për fëmijë (luzgallo e quajnë ata) dhe madje të bëjnë edhe ndonjë foto artistike nga ky dimër. E duan jetën me gjithçka që ajo u ofron!
E pra, këta njerëz të mirë, që e fitojnë jetën me duart dhe shpirtin e tyre të paepur, meritojnë shumë më tepër nga qeveria që votojnë!

Please follow and like us: