Albspirit

Media/News/Publishing

Alarmi i Presidentit Nishani: Grupet kriminale po përgatiten për zgjedhjet

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani alarmoi sot për mundësinë e ndikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga grupe kriminale. Duke folur në një pritje që ai dha për përfaqësuesit kryesorë të medias në Shqipëri dhe trojet shqiptare ai tha se krimi do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë fjalës së tij kreu i shteti i bëri thirrje politikës që me përgjegjësi të adresojë këtë sfidë pasi ka evidenca serioze në lidhje me këtë ndërhyrje.

“ Ndaj shqetësimin tim, pasi evidenca serioze tregojnë se grupe të caktuara të krimit do të tendojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky është një problem që duhet të na preukupojë të gjithëve

Në radhë të parë i bëj thirrje partive politike, lidershipit politik që me përgjegjësinë që kanë të adresojnë me shumë kujdes këtë sfidë të madhe sepse krimi dhe bota e krimit i dëmton, i kërcënon dhe i prekt të gjithë.

Krimi nuk ka ngjyrim, ai është i zi dhe kthehet në një dëm të madh për këdo. Prandaj është përgjegjësi e politikës për të adresuar me shumë seriozitet këtë çështje. Por nga ana tjetër media të monitorojë dhe të dënoncojë çdo tentative që bota e krimit të influencojë në të ardhmen tonë”, tha Presidenti.

Në vijim Presidenti Nishani e vuri theksin te reforma në drejtësi. Duke vlerësuar si një proces që pritet të ngjallë shumë debate edhe në 2017, Nishani u kërkoi mediave të pranishme në sallë të monitorojnë zbatimin re reformës.

“ Reforma e drejtësisë ka qenë pjesa më e debatuar e vitit që shkoi dhe besoj do jetrë pjesa më e debatuar. Ne nuk mund tu kërkojmë qytetarëve të thjeshtë të janë ata monitorues dhe të adresimit të sfidave që do të ketë zbatimi i reformës në drejtësi, por pushtetit të medias, njerëzve dhe komunitetit të medias pse jo”, tha Presidenti.

Presidenti Nishani ka ndërtuar raporte shumë korrekte me median në vend duke qenë ndërkohë një ndër drejtuesit e shtetit më mediatik.

Ai ia ka dalë të jetë prezentë në mesazhe të rëndësishme për vendin dhe politikën duke gjetur një pasqyrim të gjerë dhe kryesisht të paanshëm në të gjitha mediat shqiptare.

Presidenti e mbyll mandatin e tij në fillimin verës së këtij viti. Ai ka shprehur gadishmërinë për të përsëritur mandatin e tij nëse forcat politike arrijnë konsensus.

Please follow and like us: