Albspirit

Media/News/Publishing

Në Tiranë kanë shpërthyer akujt si pasoje e vesit tone ‘o Mete për vete’…

Çapajev Gjokutaj

Në Tiranë kanë shpërthyer akujt. ‘Dhuratë’ jo nga qielli, por nga taracat e pallateve. Një Waterloo tubash e depozitash. Mijëra e mijëra çarje që presin riparime, dmth kanë hapur gojën të gllabërojnë të ardhurat e pakta të qytetarëve.

Nuk po flas për mungesën e ujit me ditë të tëra, për dëmtimet e taracave, mureve dhe trotuarve nga akulli; për aksidente që, në rastet më të mira, përfundojnë me ndonjë shëmbje a thyerje gjymtyrësh.

Përtej anës ekonomike dhe shëndetësore, kjo Waterloo të shtyn të mendosh për qytetarinë tonë individualiste.

Sa kohë do vazhdojmë të bëjmë zgjidhje ‘o Mete për vete’, në vend që të kërkojmë zgjidhje sistemike që lidhen me ujësjellsat, energjinë, ndërtimet etj.?

Vjen kjo nga që jemi qytetarë të rinj, pa sensin e bashkëveprimit dhe solidaritetit, apo nga që na është lëkundur besimin tek publikja?

Please follow and like us: