Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa bashkëpunon me Sean Paul

Këngëtarja nga Kosova, e njohur në Europë, Dua Lipa si asnjëherë tjetër, rikthehet në një bashkëpunim me reperin xhamajkjan Sean Paul.

Pa gënjeshtra, me dëshirën për të shijuar deri në fund çdo natë, kënga e gjinisë Pop premton që do jetë hiti i ri në diskotekat botërore.

Në fakt ka qenë këngëtarja që është ftuar të bëhet pjesë e këngës që shënon rikthimin e Sean Paul me albumin e tij te tetë edhe që së shpejti del në treg nga Isalnd Records.

No Lie do të çoje pa dyshim Dua Lipën si këngëtare tek audienca amerikane, duke i bërë të njohur talentin e saj edhe përtej kontinentit europian.

Ndërsa Sean Paul me siguri, do të kapë majat e listave të hit paredeve me siglën e re.

Please follow and like us: