Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia, shqetësim për trupat amerikane në Poloni

Rusia shprehu shqetësim për stacionimin e trupave dhe tankeve amerikane në Poloni, duke thënë se ato përbëjnë kërcënim për sigurinë e saj.

Kontigjenti i parë i trupave amerikane arriti sot në Poloni nga Gjermania. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti operacionin kërcënim ndaj Rusisë, ndaj interesave dhe sigurisë së saj.

Gjithsej, SHBA planifikojnë të stacionojnë më shumë se 3 mijë ushtarë në Poloni, duke shënuar dislokimin më të madh të trupave në këtë vend që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë.

Trupat, së bashku me 87 tanke Abrams dhe më shumë se 500 mjete ushtarake, do të stacionohen me një sistem rotacioni mes Polonisë dhe disa vendeve të tjera të NATO-s, si Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria.

Dislokimi është urdhëruar nga administrata Obama në vitin 2014 si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Please follow and like us: