Albspirit

Media/News/Publishing

5 trendet teknologjike që do të ndryshojnë botën në 2017

2016-ta ishte një vit për tu harruar për disa. Që nga lajmet e manipulimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane nga media social tek disa teknologji që ikën së bashku me të, padyshim ishte vit i vështirë.

Por 2016-ta ishte gjithashtu një vit i avancimeve të rëndësishme teknologjike. Flitej kudo për realitetin virtual, shtëpitë inteligjente dhe asistentët dixhitalë. Çfarë të presim nga viti i ardhshëm?

smart-home-automation-0002-720x7201.Interneti i Gjërave

Interneti i gjërave ka qenë në listën e të gjithëve për pak kohë tani. Kështu pse nuk ka arritur ende që të bëhet pjesë e jetës? Problemi ndodhet tek ndërveprimi. Në teori, IoT supozohet që të lidhë të gjitha pajisjet tona së bashku, duke i bërë ato që të funksionojnë në një harmoni teknologjike. Por ne nuk kemi arritur ende deri në këtë pikë.

Një numër i madh teknologjish pa kabllo ekzistojnë tani për ti shërbyer nevojave tuaja të shtëpisë së mençur – Zigbee, Z-Wave, Bluetooth, Wi-Fi, dhe më shumë. Dhe ka më shumë platforma shtëpish të mençura për të konsideruar se më parë – Wink, SmartThings, Iris nga Lowe, madje edhe sisteme nga ofrues sigurie si ADT dhe marka të mëdha si Comcast. Ndërkohë që centralizimi në teori duhet ti bëjë gjërat më të lehta, ai i bën ato më të vështira.

Disa pajisje për shtëpi të mençura  nuk do të punojnë me platforma të caktuara – për shembull, dritat tuaja Philips Hue nuk do të punojnë me sistemin Iris nga Lowe. Plus kësaj nëse qendra juaj e mençur fiket i gjithë sistemi fikët me të.

Pritni një ripërqëndrim këtë vit kur vjen puna tek shtëpitë e mençura. Wi-Fi është një teknologji e testuar dhe e vërtetë rrjeti pa kabllo, dhe router-at tani po shërbejnë sasi më të mëdha bandwidth, kështu që ka shumë hapësirë për përballuar shtëpinë tuaj të lidhur. Gjithashtu, pajisje të reja po zgjedhin Wi-Fi për të rritur përshtatshmërinë.

pokemon-go-driving-3-720x7202.Inteligjenca Artificiale dhe Automatizimi, kudo

Automatizimi nuk është gjë e re – të paktën nga ana e biznesit. Eksperiencat tona me këto teknologji vijnë nga sistemet e shërbimeve për klientët që ne telefonojmë çdo herë që kemi nevojë për ndihmë. Por kjo do të bëhet edhe më e zakonshme këtë vit. Shërbimi i klientëve i automatizuar nuk do të ikë, por do të bëhet edhe më i mirë.

Në të njëjtën kohë, shërbimi online i klientit do të automatizohet gjithashtu, falë IA dhe bot-ëve që kuptojnë kontekstin më mirë se asnjëherë më parë. Shumë e më shumë punë do të automatizohen.

15439869_1276083369115547_2900817812657432050_n-720x7203.Zhvillimi i ushqimeve sintetike

Ndërkohë që bota bëhet më e populluar, dhe resurset tona natyrale dhe klima arrijnë limitet e tyre, edhe çfarë hamë ndryshon teksa vitet kalojnë. Botës i duhet që të mendohet se si do ta ushqejë veten dhe përgjigjja mund të jetë diku mes ushqimeve sintetike.

Solyent është një shembull shumë i mirë. Ndërkohë që ky pluhur ushqyes ka ardhur në ekzistencë vetëm para 2 viteve, në 2016 filloi të merrte vrull. Soylent ka të gjitha vlerat ushqyese që ka nevojë një person, i vetmi problem është se nuk është i shijshëm.

Ndërkohë që të tjerë po punojnë se si të rrisin ushqime, si vezë dhe mish, në ambiente laboratori. Konsumuesit janë në mënyrë të vazhdueshme duke shtyrë për ushqime më të favorshme për ambientin dhe jo mizore. Ushqimet e rritura në laborator i drejtohen këtyre problemeve.

honda-smart-home-us-dp6v4710-720x7204.Bashkimi i botës fizike me atë digjital

Realiteti virtual u bë një sukses i madh në 2016. Por ju nuk mund të ecni nëpër botën reale me një pajisje në kokë. Ngritja dhe rënia dramatike e Google Glass tregon se të lëvizësh nëpër ambiente me syze që duken sikur vijnë nga e ardhmja nuk do të funksionojë.

Shërbimet e drejtimit do të bëhen edhe më specifike – hartat në një aplikacion të një dyqani, për shembull, ju drejtojnë në një rresht specifik për të gjetur pikërisht atë që po kërkonit. I ashtuquajturi “realiteti i shtuar,” ku objekte virtuale dhe informacioni paraqitet sipër botës reale, do të gjejë rrugën në telefonat tonë. Motorët e kërkimit tashmë janë duke e zgjeruar kërkimin me foto, duke ju lejuar që të drejtoni kamerën diku dhe të kërkoni për informacion në bazë se çfarë shikon kamera.

Dhe siç na tregoi edhe Pokemon Go në  2016, ka një uri shumë të madhe për lojëra të realitetit të shtuar të dizajnuara mirë.

monoprice_3dprinter_-720x7205.Printimi 3D

Printerë 3D për konsumatorë kanë qenë të gatshëm për afërsisht gjysmë dekade, megjithatë çmimet kanë qenë shumë të larta. Kjo duhet të ndryshojë këtë vit, duke marrë parasysh çfarë kemi parë deri më tani.

Një printer i mirë 3D mund të gjendet tani për $200-$300, gjysma e çmimit që ishte para një viti. Çmimet duhet të bien edhe më shumë dhe modele të rinj do të debutojnë – Si 101Hero që kushton $99 dhe PocketMaker 3D që kushton $149 – kjo do ti ulë shumë çmimet.

Nuk do të jetë çudi që në fund të 2017, printerët 3D do të jenë një dhuratë që duhet ta keni. Me printerë 3D të gatshëm për të gjithë, mënyra se si i marrim gjërat mund të ndryshojë. Kush ka nevojë që blejë kur ju mundeni thjesht ta printoni?

Please follow and like us: