Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes edhe pacienti i katërt i sëmurë nga gripit

 

Një tjetër pacient i sëmurë nga gripi ka ndërruar jetë në spital.

Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti me inicialet S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 5 janar 2017, me diagnozë “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore”, dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin ?e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017.

Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017 dhe rastit të datës 11/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Please follow and like us: