Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja e Harri Lenës shtyp me makinë një qytetar. Media ka fshehur lajmin për shkak të reklamave të tij

Portali “Pamfleti.com” denoncon shtypin shqiptar pasi ka fshehur nje lajm zyrtar te policise, i cili hedh drite mbi faktin qe gruaja e biznesmenit te njohur qe ka BMW dhe ujin Trebeshina, ka aksidentuar per vdekje nje qytetar.

“Pamfleti.com” i referohet njoftimit të policisë, sipas te cilit bashkëshortja e një bisnesmenit gjirokastri, Floreta Vasil Lena, ka aksidentuar një 63 vjeçar.

I cili në fillim u deklarua se ishte jashtë rrezikut, ndërkohë që ditë më vonë ai ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë kur moti i keq mbërtheu vendin dhe Gjirokastra u pushtua nga bardhësia e dëborës dhe është mbajtur tërësisht e fshehtë.

Ka qenë ora 09:30 minuta e të mërkurës, kur automjeti tip Smart drejtuar nga Floreta Lena, banore e lagjes “Palorto” në Gjirokastër, ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte në rrugicat e brendshme të lagjes pranë banesës së saj në Palortonë e poshtme.

Terreni ishte mjaft i vështirë dhe i rrëshqitshëm si pasojë e dëborës së rënë, dhe nuk ka lejuar manovrimin e plotë të makinës që drejtohej nga gruaja e biznesmenit, duke sjellë aksidentin me pasojë vdekjen.

Automjeti përplasi 63 vjeçarin Shemshedin Begzo me pjesën e parakolpit dhe pas kësaj i ka hipur sipër me gjithë peshën e tij, duke shkaktuar plagë të shumta.

Viktima menjëherë është çuar në spital përmes autoambulancës dhe ka qëndruar për 24 orë pa ndërhyrje kirurgjikale.

Një ditë më pas gjendja e tij u përkeqësa dhe u dërgua për ndërhyrje të mëtejshme drejt kryeqytetit nga ku dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Deri më dje, drejtuesja e makinës që shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua apo të merrej ndaj saj ndonjë masë prej Policisë së Gjirokastrës.

U desh vdekja e Begzos që prokurori Emror Kasaj, të nxirrte urdhër-arrestin ndaj Floreta Lenës dhe Policia e Gjirokastrës e ka vënë në pranga.

Nesër (e dielë) pritet të jepet masa e arrestit ndaj Floreta Lena në shkallën e parë të gjyqësorit.

Floreta Lena, është bashkëshortja e biznesmenit Harri Lena, i cili ka një sërë biznesesh në të gjithë vendin, ndërkohë që shquhet dhe për dorën e lirë që jep për reklamat për mediat që të mos flasin për të.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS 1.Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen Floreta Vasil Lena, e datëlindjes 24.04.1967, banuese në Gjirokastër, me arsim 12 klasë, sepse në orën 09:30, në lagjen “Palorto”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Mini Cooper”, me targë AA259BT, ka aksidentuar shtetasin Shemsi Arif Bezgo, i datëlindjes 20.09.1954, banues në Gjirokastër, me arsim 8 klasë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 1.

Në vijim të informacionit datë 11.01.2017, me Nr. Unik GJDP 170003, që bënë fjalë për aksidentin rrugor, më datë 13.01.2017, ora 00:56, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, shtetasi Shemsi Arif Bezgo, i datëlindjes 20.09.1954, banues në Gjirokastër.

Please follow and like us: