Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet fshati i ndërtuar 3000 vjet më parë

Historike, zbulohet fshati i ndërtuar 3000 vjet më parë

Disa arkeologë britanikë kanë bërë zbulimin e jetës së tyre, një fshat të ndërtuar 3000 vjet më parë, që pritet të hedhë dritë mbi jetesën në Epokën e Bronzit.

Zbulimi është bërë këta 10 muajt e fundit dhe tashmë kanë dalë në dritë punimet e drurit, materialet e metalit dhe pjesë të tjera të mbetura nga fshati i rrënuar.

Sipas arkeologëve, ky është zbulimi i parë i këtij lloji në Britaninë e Madhe, si dhe në Europë.

Siti është cilësuar edhe si Pompei britanik, për shkak të rëndësisë së madhe që ka marrë tashmë nga arkeologët. Sigurisht që Pompei ishte shumë më i madh me plot 11.000 njerëz, kurse fshati i zbuluar rishtazi në Britani kishte vetëm një duzinë shtëpish.

Please follow and like us: