Andi Bushati: Rama ka punuar për të pasuruar më shumë të pasurit dhe për të varfëruar më shumë të varfërit

Në një shkrim me titull ” Edhe një premtim i pambajtur i Ramës” analisti Andi Bushati shkruan se “Kryeministri shqiptar është shndërruar në një politikan të kapur nga më të pasurit e këtij vendi”

“Kush e mban mend fushatën e vitit 2013, nuk e ka të vështirë të kujtojë se Edi Rama përmendte shpesh, faktin se jetonim në një vend të padrejtë, ku vetëm 5% e popullsisë dispononte gjysmën e të ardhurave, pra po aq sa kishte 95 përqindshi tjetër i shqiptarëve. Dhe si rilindas, si i majtë, Rama betohej se do t’a ndreqte këtë padrejtësi me ardhjen e tij në pushtet. Në fakt asgjë e tillë nuk ndodhi”

Ai u bë shpejt, njeriu i kapur nga ish biznesmeët e Berishës dhe i klientët e tij të rinj, që jo vetëm nuk i ndenji besnik kodeve të së majtës, por nuk u soll as si një liberal që respekton tregun, konkurencën dhe garën e ndershme.

Ai filloi të japë tendera, koncesione, para bublike që ashtu si në skenarët më të këqinj që përshkruan Noam Chomski, shpërfillin çdo rregull dhe ligj për përfitimet e një grupi oligarkësh.

Këto gjëra janë thënë me mijëra herë. Se kryeministri shqiptar është shndërruar në një politikan të kapur nga më të pasurit e këtij vendi, kjo nuk ka më asnjë dyshim.

Por, e reja është se tashmë kemi në duar edhe provat” shkruan Bushati në shkrimin e publikuar sot në Lapsi.al

Duke analizuar klasifikimin e Shqipërisë nga Forumi Botëror i Davosit, në zonën portokalli, aty ku renditeshin shtetet në të cilat ritja ekonomike nuk ishte shndërruar në mirqënie për pakicën, Bushati shkruan: Nuk është vështirë të konstatohet edhe me shifra se kryeminisri ynë i majtë, ka punuar në këto vite të qeverisjes së tij për të pasuruar më shumë të pasurit dhe për të varfëruar më shumë të varfërit.

Madje se ai është treguar shumë më katolik se Papa, dhe se në vend që ti pakësonte i ka shtuar pabarazitë në vend. Rama ndryshe nga ç’pati premtuar në vitin 2013, ka punuar jo për të rilindur Shqipërinë, por vetëm për interesat e një grupi oligarkësh.

Prandaj, nëse këtë të hënë, botës i erdhi nga Davosi një lajm i keq, shqiptarët kanë arsye të jenë dy fish të pezmatuar. Sepse pjesa më e madhe e tyre, me Edi Ramën janë edhe më keq” mbyllet shkrimi i Bushatit.