Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha rikthehet provokuese te Jimmy Fallon

Duket se drejtuesi i programit të suksesshëm Jimmy Fallon ka një simpati të veçantë për këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe këtë gjë e vërteton prania e këngëtares në këtë program brenda pak muajsh.

Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që Bebe Rexha ishte e pranishme në programit “Tonight Show” të Jimmy Fallon, ku performoi bashkëpunimin e saj me Martin Garrix “In The Name Of Love”, këngëtarja ka marrë një tjetër ftesë nga ky program.

Mbrëmjen e kaluar artistja e talentuar ka qenë e pranishme në këtë program ku ka performuar suksesin e saj më të fundit muzikor “I Got You”.

E veshur në një mënyrë tepër provokuese, Bebe Rexha ka shkëlqyer me performancën e saj.

Please follow and like us: