Albspirit

Media/News/Publishing

Qindra marinsa amerikanë zbarkojnë në Norvegji, irritohet Rusia

Rreth 300 marinsa amerikanë kanë zbarkuar në Norvegji të hënën për një vendosje gjashtëmujore, hera e parë kjo që nga Lufta e Dytë Botërore ku trupat e huaja lejohen për t’u vendosur atje, veprim ky i cili ka irrituar fqinjin Arktik të Norvegjisë, Rusinë.

Zyrtarët e minimizuan çdo lidhje midis operacionit dhe shqetësimeve të NATO-s mbi Rusinë, por vendosja e marinsave përkon me dërgimin e disa mijëra trupave amerikanë në Poloni për të forcuar aleatët e saj Evropës Lindore, të shqetësuar në lidhje me ndikimin e Moskës.

Marinsat nga Camp Lejeune në Karolinën e Veriut arritën pak pas orës 10:00 në aeroportin Vaernes pranë Trondheim, qyteti i tretë më i madh i Norvegjisë, ku temperaturat kanë arritur në -2 gradë Celsius.

Trupat amerikane do të qëndrojnë në Norvegji për një vit, me numrin aktual të marinsave të cilët do të zëvendësohen pas gjashtë muajve.

Një zëdhënës për Norwegian Home Guards, tha se trupat amerikanë do të mësojnë në lidhje me luftën e dimrit atje.

“Gjatë katër javëve të para ata do të kenë trajnimin bazik të dimrit, do të mësojnë se si të përballen me ski dhe si të mbijetojnë në mjedisin Arktik”, tha Rune Haarstad, një zëdhënës i Home Guard. “Ky operacion nuk ka të bëjë me Rusinë apo situatën aktuale”, shtoi ai.

“Në mars, marinsat do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta Viking, të cilat do të përfshijnë trupat britanike:, saktësoi më tej zëdhënësi.

Ambasada ruse në Oslo nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për komente nga Reuters të hënën.

Një zëdhënëse e Ministrisë Norvegjeze të Mbrojtjes tha gjithashtu se ardhja e marinsave amerikanë nuk kishte të bënte me shqetësimet në lidhje me Rusinë.

Megjithatë, në një intervistë të vitit 2014 për Reuters, Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Ine Eriksen Soereide tha se aneksimi i Krimesë nga Rusia, tregoi se Moska kishte aftësinë dhe dëshirën për të përdorur mjetet ushtarake me qëllim  të arritjes së qëllimeve politike.

Please follow and like us: