Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspertja britanike Meri Dejevski: Rusia mund të njohë Kosovën e pavarur

Një nga ekspertet më të respektuara të Britanisë, Meri Dejevski, e cila merret me çështjet e Rusisë thekson mundësinë që Rusia të pranojë pavarësinë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trampi të marrë frenat si president amerikan.

Trampi ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin shumë shpejt pas pëurimit të tij dhe për të vënë lidhjet amerikano-ruse në një pikëmbështetje të re. Dejevski, e cila rregullisht takohet me udhëheqësit e Kremlinit nëpërmjet Grupit Valdai, sugjeroi se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një pakete që synon mbylljen e çështjeve të ndryshme diplomatike pas Luftës së Ftohtë.

Ajo e përshkruan Trampin si një njeri të marrëveshjeve që së shpejti do të shqyrtojë me kujdes nëse udhëheqësi rus ishte serioz në lidhje me paralajmërimin e tij për bashkëpunim dypalësh. Megjithatë, Dejevski thotë se Putini ka investuar shumë në arritjen e një marrëveshjeje me administratës e re amerikane, dhe nuk do të lejojë që kjo mundësi t’i rrëshqasë nga dora, pasi kjo do ta dëmtonte imazhin e tij.

Rusia deri tani e ka kundërshtuar me forcë njohjen e Kosovës. Ndërsa njohja ruse do të përshëndetet si një përparim i madh në Kosovë, ajo do të vijë si një goditje e madhe për aleatin historik të Rusisë, Serbinë. Beogradi është zotuar se kurrë nuk të pranojë shtetësinë e Kosovës dhe vazhdon të pretendojë Kosovën si “pjesë integrale të territorit të saj”, edhe pse ka rënë dakord për “normalizimin” e marrëdhënieve me Kosovën nën ombrellën e BE-së.

Please follow and like us: