Albspirit

Media/News/Publishing

Madonna: Të hedhim në erë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump: Je e neveritshme

“E neveritshme, e pështirë”. Kështu e ka quajtur presidenti amerikan Donald Trump këngetaren e njohur Madona dhe gjithë sa ajo tha në protestën kundër tij.

Duke folur në një intervistë me moderatorin e njohur të “Fox News” , Sean Hannity, mbrëmjen e djeshme, Trump komentoi shumë gjera, që nga sharjet ndaj djalit të tij të vogël nga mediat, e deri te reagimi i Madones.

“Sinqerisht, ajo është e neveritshme….. unë mendoj se ka lënduar veten shumë keq ….mendoj se ajo e ka pështirë të gjithë këtë kauzë ,” tha presidenti i Trump mbi shpërthimet e çmendura të këngëtares.

Në marshin e grave, një ditë pas inaugurimit të Donald Trumpit, Madonna kishte pohuar “Jam e zemëruar Po, jam e zemëruar. Po, kam menduar shumë herë në lidhje me hedhjen në erë të Shtëpisë së Bardhë.”

Please follow and like us: