Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Vivian Chen Wai-man

Këngëtarja dhe aktorja e famshme nga Hong Kongu Vivian Chen Wai-man ose siç njihet ndryshe Kelly Chen, ka arritur një sukses të madh në Azi duke shitur rreth 20 milion kopje nga 38 albumet e saj. Ajo ka fituar mbi 300 çmime të ndryshme si dhe është shumë aktive në lëvizjet për bamirësi. Ajo është vlerësuar me shumë çmime, por ne do të veçojmë dy prej tyre: “The Outstanding Young Persons of the World” në 2004 dhe “Young Global Leaders” nga World Economic Forum në 2009. Chen është një mezzo-soprano lirike.

Dhe interesantja këtu qëndron në faktin se ajo nuk u diplomua për kanto, por për art grafik në Nju Jork.

Ajo është një femër e kompletuar pasi përveç talentit, ajo është e shkolluar dhe ka një rrjedhshmëri të dallueshme në dialektin kantonez, mandarin, si dhe në gjuhën japoneze e angleze.

Jeta e saj private ka qënë shumë e qetë dhe pa bëma krahasuar me artistët e tjerë, pasi ajo në 2008-ën kurorzoi lidhjen e saj shumë vjeçare me Alex Lau Kin Ho dhe një vit më vonë, u bë nënë me një djalë të vogël.

Albumi i saj i parë në dialektin kantonez “Dedicated Lover” doli në vitin 1995 dhe rezultoi shumë i suksesshëm. Vetëm një vit më vonë, ajo nxorri një album tjetër në mandarin “I Don’t Think So” i cili pati shitje marramëndëse në Malajzi, Singapor, Tajvan, etj.

Pas shumë sukseve të korrura në një kohë shumë të shkurt, pasi për një hark kohor rreth 5 muajsh, ajo u bë “stari” më i njohur në Azinë lindore.

Në 2001, lançoi albumin e saj remix “Kelly BPM Dance Collection ” i cili kaloi 150 mijë kopje të shitura. Por Chen nuk u mjaftua me kaq, pasi ajo është një femër këmbëngulëse dhe shumë serioze në gjërat që do. Ndaj, Kelly ndërmori një nismë për të performuar në koncerte të ndryshme në Amerikën Veriore si në Chicago, Atlantic City, Los Angeles, Toronto etj. Si mos të mjaftohej me kaq, sapo u rikthye, ajo performoi në një tjetër tur ne qytet kryesore të Kinës si në Guangzhou, Huizhou, Zhongshan, Chengdu, Shanghai dhe Pekin.

Në 2005-ën ajo ndërmori një tjetër tur botëror si në Amerikë, Kanada, Australi etj, i cili u quajt “Lost in Paradise”. Gjatë karierës së saj mbi 10 vjeçare, ajo këtë e mban mend dhe e dallon nga të tjerat.

Ajo u rëndit pas Jackie Chan dhe Andy Lau, si artistët më të paguar dhe ishte e vetmja femër në këtë top-list gjatë viteve 2005 – 2007.

Një vit më vonë ajo performoi në filmin “Empress and the Warriors” ku të ardhurat e filmi arritën rreth 100 million dollarë Hong Kongas. Ajo ka performuar edhe në ceremoninë mbyllëse të Lojrave Olimpike të Pekinit në 2008-ën. Pas tërmetit famkeq të Japonisë “Fukushima”, Kelly dedikoj një klip në mbështetje të popullit japonez. Në fund të 2011-së dhe fillim vitit të Ri të 2012, ajo u bë pjesë e një filmi kushtuar këtij fund-viti, të titulluar “All Well, Ends Well”.

Pas kësaj Chen bëri publike lajmin se ishte 4 muajshe shatëzën dhe se do merte kohë pushim për veten dhe të priste ardhjen e fëmijës së saj në jetë. Përveç një kariere të shkëlqyer që të lë pa fjalë dhe të bën të kuptosh se çfarë është vërtet një “DIVË” në muzikë, ajo ka qënë edhe një familjare e rregullt. Ky virtyt është vërtet për t’u admiruar. Akoma sot në Azi, nuk ekziston ndonjë i ri duke filluar që nga mosha 25 vjeçare e lartë, që nuk njeh të paktën disa këngë nga repertori i saj.

Please follow and like us: