Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Rama të shohë vilat e tij, pastaj të hapë librin e shtëpisë së gjyqtarëve

Ndër akuzat e shumta që ish-ministri Ylli Manjani lëshoi ndaj kryeministrit Rama, ishte edhe ajo për vilat.

Ndonëse nuk dha shumë detaje, Manjani tha se përpara se akuzojmë gjyqtarët, le të shohim njëherë vilat tona.

“Kryeministri hapi librin e shtëpisë duke sharë kundër gjyqtarëve që vendosen kundër qeverisë. Cili kryeministër i bën këto. Për këto shkarkohem unë, realisht për këto gjëra shkarkohem, realisht kemi pasur ndarje parimore në këto gjëra, profesionale, është gjëja më e thjeshtë t’i fajësosh të tjerët. Llogma e korrupsionit ndahet në qeveri, në gjykatë ndahet bakshishi…Ne duhet ta bëjmë këtë reformë, dhe kjo gjykatë nuk i përgjigjet sfidave të sotme, na duhet vettingu, sepse ata kanë mëkatet e veta. Por para se të shohim vilat e gjyqtarëve duhet të shohim vilat tona”, – tha Manjani.

Please follow and like us: