“Brangelina”, e vërteta mbi divorcin në një dokumentar

Seks, drogë dhe grindje në shtëpi: do të jenë këto elementët thelbësorë të “Broken: The Incredibile Story of Brangelina”, dokumentari i shumë pritur mbi sekretet, të pathënat dhe mbi ëndrrën e dashurisë të ndërprerë në mes të Brad Pit dhe Angelina Jolie.

Ai që do të “hetojë” mbi të shkuarën dhe të tashmen e tashmë ish-çiftit të artë të Hollivudit, do të jetë Ian Halperin, gazetar investigativ kanadez, i njohur për publikun e madh për investigimin e tij për Michael Jackson dhe familjen Kardashian.

Sipas britanikes “The Sun”, në punën e tij të fundit të përqendruar në anën e errët të dy yjeve të dashur të kinemasë botërore, Halperin nuk do të kursejë detaje dhe të papritura. Edhe pse nga ana e tij, regjisori, do të ketë më sa duket një repertor dëshmish dhe materialesh filmime që do të tronditë audiencën televizive.

Ky material pikant do të tregojë detaje të veçanta dhe “të egra” mbi sjelljen seksuale të Angelina-s, marrëdhënien mes Brad dhe marijuanës (ka nga ata që thonë se divorci i menjëhershëm nga Jolie ndodhi pikërisht për shkak të konsumimit të drogës) dhe pa dyshim fundin e trazuar dhe më të shumëpërfolur të martesës së dekadës së fundit.

Dhe duke qëndruar te ndarja e bujshme, Halperin ka për të shtuar se dokumentari do të trajtojë çështjen e ndjeshme të dhunës së pretenduar të Pitt ndaj fëmijëve, një temë, megjithatë, e shfryrë me hedhjen poshtë të akuzave të vetë aktorit.

“Ky është filmi përfundimtar për çiftin ‘Brangelina’, ku do të shfaqen shumë sekrete,”, – tha një burim i afërt me Halperin për “The Sun”. “Ian ka hetuar çdo aspekt të marrëdhënieve të tyre dhe do të tregojë arsyet e vërteta të kërkesës divorcit nga Angelina. Ai dhe stafi i tij kanë arritur të marrin kaq shumë dokumente në duar të pazbuluara kurrë më parë si dhe disa intervista të Brad dhe të Angelina: ishte gjëja e fundit që ata kishin nevojë”.