Albspirit

Media/News/Publishing

Top Awards, Ana Bakaj bën të pamundurën

 

Ish-konkurrentja e”The Voice of Albania 5″ sapo ka publikuar projektin e saj të parë muzikor të titulluar “Reckless” dhe menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Këngëtarja më e re e muzikës shqiptare është votuar më shumë se çdo artist, duke zënë vendin e parë të klasifikimit të “The Top List”.

Edhe pse ende “Reckless” nuk ka një video muzikore, artistja duket se ka goditur në shenjë me këtë këngë, e cila mban vulën e shtëpisë diskografike amerikane “360M Records”. Ky projekt është bërë pjesë e “The Top List” javën e kaluar dhe gjatë kësaj jave ajo është ngjitur me 20 pozicione, duke zënë kreun e listës.

Klasifikimi i kësaj jave ka ardhur me një lumë ndryshimesh, ku përveç vendit të parë, një sukses ka patur edhe hyrja më e re e Arnon dhe Jonisa, të cilët janë ngjitur me 48 pozicione, duke u renditur në vendin e dytë.

Dy hyrje të reja ka patur në Top Listë për këtë javë, Capital T ft Macro & Dj Nika me “C’est La Guerre” dhe bashkëpunimi i MC Kresha ft Lavda, “Business”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 59:
1.    Ana Bakaj – Reckless
2.    Arnon ft. Jonisa – 4U
3.    2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
4.    Gent Fatali – Ex
5.    Dhurata Dora & Dj Geek – AYO
6.    Andrra – Kalle Llamen
7.    Stanaj – Romantic
8.    Stresi – Mos u dorzo
9.    Majk – Fund
10.    Familia Ideale – Per pak drite
11.    Kida ft. Xhensila – Uh Baby
12.    NRG Band – Thirrem
13.    Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
14.    Paradox – Back To Her
15.    Besa ft. Flori -123
16.    Stanaj – Ain’t Love Strange
17.    Janex ft. Dabo – Wannabe
18.    Butrint Imeri – E jona
19.    Getinjo ft Kida – Ku je
20.    Xuxi – Seven Days
21.    Vlashent Sata – Erdhi dita
22.    Gjiko – Je shku
23.    Elvana gjata ft. Capital T and 2po2 – Lejla
24.    Bojken Lako – Sekret
25.    Era Istrefi – Bonbon
26.    Dhurata Dora – Vec ty
27.    Ledri Vula – A jena mire
28.    Mira – Nightgames
29.    Gillespie – Aq me ben
30.    Majk – Kcen
31.    Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
32.    D Real – Dikur
33.    Getinjo ft. Nikka – Njeri
34.    Ledri Vula – Kings
35.    Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
36.    Capital T ft Macro & Dj Nika – C’est La Guerre
37.    Capital T feat. Dhurata Dora – Bongo
38.    Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
39.    Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
40.    Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
41.    Alban Skenderaj – Engjell
42.    Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
43.    Xhensila – High Love
44.    Young Zerka – Harem
45.    Elvana Gjata – Njesoj
46.    Ardian Bujupi ft. Dj Dalool – E embel
47.    Samanta – Si Ai
48.    Edona Vatoci – Miremengjes
49.    Kanita – Don’t let me go
50.    Mc Kresha ft. Lavda – Bussiness

Please follow and like us: