Albspirit

Media/News/Publishing

Sëmuret Robert Ndrenika, shtyhet shfaqja

Gjendja shëndetësore e Robert Ndrenikës dhe Arben Derhemit ka bërë që shfaqja “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrje të veçantë të Robert Ndrenikës do të shtyhet në datën 8 Shkurt. Teatri i ka kërkuar ndjesë gjithë publikut që ka prenotuar bileta dhe ju premton se do të respektohen të gjithë. Biletat e prera për ditët: e premte, e shtunë, e diel (datë 3, 4, 5 Shkurt) janë të vlefshme respektivisht për ditët e javës së ardhshme (date10, 11, 12 Shkurt). Shkak i kësaj shtyrjeje janë shkaqe shëndetsore të aktorit të njohur, mjeshtrit të skenës, Robert Ndrenika dhe disa aktorë të tjerë të kastit të shfaqjes.

“Ne jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe shumë të investuar në këtë projekt. Kemi treguar që nga fillimi i vitit 2016, se edhe në projekte të tjera të ngjashme si me shfaqjen ‘Tre dhëndurët’ ku interpretoi Hajrie Rondo se investimi ynë kryesor është tek NJERIU, është tek figurat të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të gjatë në teatër dhe kinematografinë tonë, po aq edhe në talentet e reja”, tha Jonida Beqo, drejtoresha e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol). Ajo shtoi se beson që Ndrenika apo kushdo tjetër e meriton dy apo tre ditë mirëkuptimin si nga publiku, ashtu dhe nga institucioni, që të jetë në formën e vetë më të mirë, për punën e mirë që ka bërë.

“Unë si përfaqësuese kryesore e institucionit, do t’iu kërkoj mirëkuptim të gjithë atyre që kanë prerë biletat, se ne do ti respektojmë të gjitha prenotimet që janë bërë dhe ato të spostohen në javën në vijim, përkatësisht ata që kanë blerë biletën për të premten do të shohin shfaqjen të premten që vjen. Pra, premiera nuk do jetë në datën 2 shkurt sikurse ne e kishim lançuar por do të jetë në datën 8 shkurt, për t’i dhënë kështu mundësi jo vetëm Ndrenika por edhe disa aktorëve të tjerëve të stafit”, u shpreh Beqo.

“MENDOHU XHAKOMINO”
Problematika e shoqërive të ngurta, të kompleksuara, nënshtruarar nga konvencat provincialiste, reflektojnë konstanten themelore, që përshkon veprën e Pirandelos “Mendohu Xhakomino”. “Individi dhe të drejtat e tij themelore, qëndrojnë në pozita të brishta përballë mentalitetit të ngurtë, që reflekton mjedisi social, pjesë integrale e të cilit është çdo njëri prej nesh. Familja duhet mbrojtur me çdo kusht! Nëse mbrojmë familjen, kemi mbrojtur vetë jetën, emancipojmë shoqërinë ku jetojmë, zhvillojmë kushte më perfekte për të ardhmen e brazave” tha regjisori.

Vepra e njohur e nobelistit Luixhi Pirandelos “Mendohu Xhakomino” vjen për herë të parë në Shqipëri, në sallën “Çehov” datë 8 shkurt, ora 19:00. “Ne ishim shumë të dëshiruar dhe të përgatitur shumë shpirtërisht, që shfaqja të ishte të enjten në datën 2 shkurt, ora 19:00, megjithatë ne I kemi bërë të gjitha gjërat gati, por profesorit të nderuar, i është rikthyer sërish temperatura dhe gripi, nga mbrëmë në darkë, duke e bërë të pamundur edhe daljen sot në konferencë për shtyp” tha regjisori Milto Kutali dje.

“Mendohu Xhakomino” është një vepër e shkruar në 1917, aktuale dhe gjithëpërfshirëse edhe në ditët e sotme, duke pasur ngjashmëri me aktualitetin shqiptare. Eshtë një vepër që flet për humanizmin njerëzor, për të cilin mjedisi shqiptar ka aq shumë nevojë. Pamundësia, paradokset ekzistenciale të individit, rolet e dyfishta, kriza e identitetit, etj, janë tematika që trajtohen në këtë vepër. Vepra është e ndarë në tre akte dhe ngjarjet zhvillohen përkatësisht në një korridor gjimnazi, pas orës së mësimit.

“Mund ta shohësh si vepër lirike, pasi Pirandelo i cilëson komedi veprat e tij, nga ndërtimi i disa karaktereve, të cilët shprehin natyrshmërinë e njerëzve të thjeshtë, provokojnë të qeshurën dhe kanë një lloj humori të begatë në vepër. Profesor Toti është një njeri shumë fin, i cili, vë në lojë gjithë këtë shoqëri, e cila duket sikur bën për njeriun, por në fakt nuk bën asgjë”, shprehet regjisori Milto Kutali.

“Me shume sinqeritet dua të them se respekti dhe kujdesi që është treguar ndaj këtij projekti artistik, ku përben një nga momentet më të rëndësishme dhe të jetës sime. Kam pasur shumë dëshurë që Robert Ndrenikën ta kisha në shfaqje që në vitin 1990, kohë kur sapo kisha mbaruar studimet dhe kisha paraqitur veprën “Ana Kristi” të një nobelisti amerikan. Pas 26 vitesh edhe më shumë unë pata rastin te gjej një bashkëpunim me një aktor të këtij kalibri si artisti i nderuar, Robert Ndrenika apo edhe e gjithë pjesa tjetër e kastit”, shpjegon më tej regjisori.

Please follow and like us: