Albspirit

Media/News/Publishing

Era Istrefi nderohet në Suedi

Këngëtarja kosovare që po thyen kufijtë, Era Istrefi, ka marrë një çmim të rëndësishëm në Suedi.

Ajo ka njoftuar në rrjetet sociale se ka marrë çmimin për shitje në industrinë muzikore në këtë vend dhe është nderuar me “Pllakën e Artë”, raporton Koha.net.
Këto çmime ndahen nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, që vepron në 66 shtete të botës.
“Shumë e nderuar që mora Pllakën e Artë në Suedi”, ka shkruar ajo teksa ka postuar një fotografi me çmimin e ri.
Krijuesja e hitit “Bon Bon” së fundmi ka premtuar këngë të re për fansat e saj.

 

Please follow and like us: