Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli, superfuqia teknologjike

Izraeli sot është një superfuqi teknologjike dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve me shitje vjetore që shkojnë deri në 6.5 miliardë dollarë. Që prej vitit 1985, shteti hebre mban vendin e parë për eksportin e droneve dhe zotëron rreth 60% të tregut global. Por po ashtu, Izraeli sabashku me Zvicrën janë dy vendet e para që kanë cilësinë më të lartë të armëve të kmbësorisë, ku dallojnë pushkët snaiper. Ndërkohë, pas tij vijnë SHBA-të, që furnizon rreth 25% të tregut. Klientët e Izraelit janë shtete si Rusia, Koreja e Jugut, Australia, Franca, Gjermania dhe Brazili. Në vitin 2010, NATO përdori dronët izraelitë në Afganistan. Disa nga shpikjet izraelite në ushtri janë robotët patrullues “Guardian UGV”, sistemi anti-rakoteror “Arrow”, mini-satelitë për spiunim, droni “Heron TP”, dhe tanku “Merkava”, një nga më efikasët dhe më të mbrojturit në botë.

Please follow and like us: