Albspirit

Media/News/Publishing

Prishtina International Film Festival shpalos identitetin e edicionit të 9-të

Festivali më i madh i filmit të metrazhit të gjatë në Kosovë, që sjell çdo vit një numër të madh profesionistësh të industrisë së filmit nga Europa dhe Ballkani në Kosovë së bashku me një përzgjedhje të shkëlqyer filmash, shpalosi sot brendin e vet për edicionin e 9-të.

“Identiteti visual i festivalit tonë është një element shumë i rëndësishëm dhe ne i kushtojmë shumë vëmendje çdo vit. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi një ekip të mire dizajnerësh nga project.Graphics të cilët punojnë në identitetin visual të festivalit çdo vit që nga fillimi dhe na bëjnë të ndihemi shumë të lumtur me punën. Këtë vit përsëri do të përdorim ngjyra të ndezura për të prezentuar programet e ndryshme, duke e bërë më atraktiv brendin. Këtë vit poashtu do të vazhdojmë të kujdesemi për ambientin duke minimizuar materialet e shtypura në letër dhe duke u fokusuar më shumë me promovimet online të festivalit” – u shpreh Vjosa Berisha, Drejtore e PriFest.

Çdo vit që nga edicioni i 4të e tutje posterat e PriFest janë shpërblyer ndërkombëtarisht nga DESIGN AND DESIGN dhe janë publikuar në Libri Ndërkombëtar të Dizajneve të Vitit.

PriFest edicioni i nëntë do të mbahet me 20-27 prill 2017.

Please follow and like us: