Albspirit

Media/News/Publishing

Greqia del nga Euro, Unioni nuk do të jetë më ky që është sot

Ted Malloch, i përfolur si kandat për ambasador të SHBA-së në Bashkimin Europian, i ka dhënë një intervistë Skai Tv. Malloch jep disa konsiderata për politikën aktuale në Europë duke sugjeruar se Greqia duhet të lërë Eurozonën. Madje sipas tij, do të jetë vetë Greqia që në një vit, apo një vit e gjysmë do ta kërkojë një gjë të tillë. Dilema se çfarë ndodh me këtë vend nëse lë Euron për Malloch duhet parë nga një optikë më praktike:

A mendohet se do të jetë më keq sesa tani? Duke folur për marrëdhëniet greko-amerikane, ai ka nënvizuar se ato “janë të forta dhe mund të bëhen edhe më të forta”. Duke folur për nevojat e fqinjit tonë jugor, Malloch ka thënë se Greqia ka nevojë për reforma, lehtësim borxhi, ristrukturim të tij etj..Dalja nga euro shtron vetëm një dilemë: kush do të jetë ekipi që do të bëjë këtë tranzicion, i cili sipas tij, ka kundërshtarë sidomos në Gjermani.

Lidhur me BE-në ambasadori i supozuar i Donad Trump, ndan të njëjtën pikëpamje me presidentin e ri amerikan: BE-ja nuk do të jetë kjo që është. Madje dekada është sipas tij një term afatagjatë kur vjen puna për BE.

“Presidenti Trump e mbështeti Brexit… Ne do të dëshironim që vendet në Europë të merrnin një vendim të tillë vetë dhe në mënyrë demokratike… Sa për të ardhmen e BE-së, mendoj se do të jetë ndoshta – ka tre – katër zëra të ndryshëm edhe në Bruksel – në formë tjetër nga sa është sot”, tha ai. Diçka që na thotë se BE-ja dhe Gjermania brenda saj si aktor kryesore ndodhet nën presion ekzistencial.

Please follow and like us: