Nga Alba Haruni

Për të kuptuar pse ikën çamët dhe si ikën ata nga trojet e tyre, duhet cituar vetë kryekrimineli Napoleon Zerva. Në letrën e dërguar prej tij më 1955 nga Parisi, ku kishte shkuar të mjekohej, ndër të tjera ai i shkruan mikut të tij:

I dashur Jani Popovi, bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ish ngarkuar për pastrimin nga atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët kanë qenë 500 vjet në qafë të grekëve; kështu ua bëmë të mundur malësorëve (grekë) të zbresin në fushat!”
Ndërsa historiani grek Niko Zhangos shkon edhe më tej, tek shton që krimet e Zervës “prunë epilog çrrënjosjen e shqiptarëve çamë nga trojet e paraardhësve të tyre, nga shtëpitë e pasuritë e tyre…Shumë çamë myslimanë u fshehën thellë si të panjohur brenda Greqisë. Pas 50 vitesh kthehen të shesin trojet nga e keqja dhe çduken prapë.”