Albspirit

Media/News/Publishing

Marina dhe Luana Vjollca, princeshat e dëborës

Prezantueset e njohura të ekranit të “Top Channel”, Marina dhe Luana Vjollca janë padiskutim ndër personazhet VIP më të disktutuara në Shqipëri.
Fotografitë dhe paraqitjet e tyre në rrjetet sociale bëjnë gjithnjë zhurmë mediatike, duke marrë vëmendjen kështu të të gjithë atyre që janë aktiv në internet.
Së fundmi, ato kanë realizuar një set të përbashkët fotografik, në të cilat shfaqen shumë ndryshe, me një pamje si kurrë më parë.
Të veshura në ngjyrën e bardhë, duke marrë poza në një ambient të qetë dhe me dëborë, bënë që motrat Vjollca të duken si princeshat e dëborës, personazhe që të gjithë i kanë hasur në përrallat e “Disney”.
Këto fotografi janë realizuar nga fotografi Artan Korencia, gjersa veshjet janë përzgjedhur nga kreatorja kosovare Vjollca Llapashtica.
Image

Image

 

 

Please follow and like us: