Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet një prej grave të dyshuara për vrasjen e vëllait të Kim Jong-un

Një grua është arrestuar si e dyshuara kryesore për vrasjen e gjysmë-vëllait të Kim Jong-un, ka deklaruar policia e Malajzisë.

Ajo u arrestua këtë të mërkurë në aeroportin e Kuala Lumpurit  dhe me vete kishte një dokument udhëtimi vietnamez.

170215132818-kim-jong-nam-south-korea-exlarge-169

Më herët njësitë e inteligjencës së Koresë së Jugut thanë se dy gra aziatike ishin të dyshuarat kryesore për vrasjen e Kim Jong Nam i cili humbi jetën pasi u sulmua në aeroport.

Hetuesit janë në pritje të rezultateve të autopsisë së trupit të tij, ndërkohë nga të dhënat paraprake dyshohet se ai mund të jetë helmuar.

170215162507-kim-jong-un-kim-jong-nam-2-exlarge-169

Reporti i CNN ka njoftuar se vdekja e vëllait të Kim Jong-un nuk është pasqyruar në mediat e Koresë së Veriut duke pasur parasysh ndjeshmërinë politike.

Please follow and like us: