Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Zgjedhje të lira ose nuk do ketë zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar nga protesta e opozitës përballë Kryeministrisë, nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do ketë zgjedhje me 21 qershor 2017.

Kreu i PD-së, Basha e ka quajtur protestën e sotme të opozitës si bashkimin më të madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend dhe që është derdhur në sheshin e lirisë, të protestës të vendimit të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

“Duam zgjedhje të lira e të ndershme, dinjitet, drejtësi, punë, ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin, të ardhme dinjitoze, duam shpresën, që po lind nga ky bashkim i madh në historinë e shqiptarëve”.

Basha tha se jemi të bashkuar dhe nuk e pranojmë dot më këtë gjendje, pasi kemi besimin se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze, jemi të bashkuar nga alarmi ndërkombëtar se kur shteti i korruptuar dhe kriminel kërkon të vjedhe zgjedhjet e ardhshme, jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh.

“Për të ndalur maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve, ose zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë. Rrugë të mesme nuk ka, rrugë tjetër nuk ka, zgjedhjet për fasadë, të njollosura nuk do ti pranojmë”, theksoi Basha.

Kreu demokrat bërri me dije se zgjedhjet e standardeve të krimeve nuk do t’i pranojmë, zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë, që shtrembërojnë vullnetin tuaj nuk do të ketë më në Shqipëri.

Please follow and like us: