Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Rama duhet të ishte sot në Tiranë?

Analisti Skënder Minxhozi duke folur në Top Channel për protestën e PD-së tha se Kryeministri Edi Rama duhej të ishte sot në Tiranë. “Ai e kreu misionin për të cilën kishte shkuar në Kosovë. Sot duhej të ishte në Tiranë”, tha Minxhozi. Sipas tij, sa herë ka kriza, apo fatkeqësi natyrore liderët kthehen me urgjencë dhe lënë edhe takime të rëndësishme dhe jo më vizita rutinë. “Edhe sot, në vend ka një krizë politike dhe Rama nuk duhet ta marrë me kaq sportivitet”, tha Minxhozi.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos jetë sot në Tiranë, aty ku protestohet direkt poshtë zyrës së tij. Ai gjatë zhvillimit të protestës së PD ka shpërndarë live në facebook videon e protestës dhe ka hequr një paralelizëm me 21 Janarin, duke kujtuar se në atë protestë u vranë 4 persona.

Please follow and like us: