Albspirit

Media/News/Publishing

Kush e vrau Aleksandrin e Madh?

 

Historiani James Romm tregon disa teori të reja intriguese rreth një misteri të gjatë historik

Nga James Romm

Në Babiloni, më 10 qershor të vitit 323 para Krishtit, rreth orës 5 pasdite, Aleksandri i Madh vdiq në moshën 32-vjeçare, pasi kishte arritur të ndërtonte një perandori që shtrihej nga Shqipëria moderne deri në lindje të Pakistanit. Pyetjes se çfarë apo kush e vrau mbretin e Maqedonisë nuk i është dhënë kurrë përgjigje. Sot teori të reja janë në qarkullim.

Ashtu si vdekja e Stalinit, me të cilën krahasohet ndonjëherë, vdekja e Aleksandrit përbën një mister që ndoshta është i pazgjidhshëm. Teori konspirative janë ngritur që para se ai të vdiste, por kohët e fundit janë ngritur një numër i ri akuzash e supozimesh.

Benzinë iu shtua zjarrit në filmin Alexander të Oliver Stone, që u lançua në vitin 2004, me versione të reja në vitin 2006 e 2008: një film që pavarësisht të metave të tij artistike, paraqet një teori rreth atij që vrau Aleksandrin dhe arsyen pse. Pak ngjarje kanë qenë aq të papritura sa vdekja e Aleksandrit të Madh. Mbreti kishte treguar forcë të madhe gjatë fushatës së tij 12-vjeçare në Azi, duke duruar vështirësi të mëdha dhe duke marrë role të rëndësishme luftarake.

Disa e përshkruanin atë si të shenjtë. Në vitin 325, duke luftuar pothuajse vetëm me një dorë kundër luftëtarëve të Azisë Jugore, Aleksandri u plagos në mushkëri nga një shigjetë, megjithatë ai vazhdoi marshimet e tij ushtarake, një udhëtim 60-ditor në bregun e Iranit jugor.

Si pasojë, kur mbreti u sëmur rëndë e vdiq dy vjet më vonë, tronditja e shkaktuar tek ushtria e tij prej 50 mijë trupash ishte shumë i madh. Po kështu ishte dhe konfuzioni se kush do të udhëhiqte pas tij, pasi Aleksandri nuk kishte bërë plane për pasardhësin e tij. Vdekja e papritur e një figure të tillë komanduese do të shënonte një pikë kthese katastrofike, fillimi i një gjysmë shekulli plot grindje që sot njihen si Luftërat e Pasardhësve. Ngjarje të përmasave të tilla në mënyrë të pashmangshme nxitën kërkimin e shkaqeve. Kjo e vuri botën e lashtë në një kurs të ri të rrezikshëm. Kjo tregonte pamjen e errët të marrëdhënieve të Aleksandrit me shokët e tij, rrethin e ngushtë të miqve dhe oficerëve të rangut të lartë që e rrethonin atë në Babiloni.

Historianët antikë nuk ranë në asnjë konsensus për çështjen e vdekjes së Aleksandrit, edhe pse shumë prej tyre ia atribuojnë sëmundjes. Në vitin 1996, Eugene Borza, një dijetar i specializuar për Maqedoninë e lashtë, mori pjesë në bordin mjekësor të hetimit në Universitetin e Maryland, që arriti diagnozën e tifos. Kjo teori është mbrojtur nga Borza. Malaria, lia apo leuçemia gjithashtu janë propozuar, sëbashku me infeksionin të plagës në mushkëri. Teori tjetër është pikëllimi i Aleksandrit nga vdekja e mikut të tij të ngushtë Hephaestion-i pak muaj më parë.

Por ka dhe nga ata historianë të cilët nuk kanë dashur të zgjedhin sëmundjen apo vrasjen si mundësi të vdekjes së Aleksandrit por që më vonë edhe ata kanë ndryshuar mendje duke ngelur të pavendosur. Të pajisur me raporte toksikologjie dhe patologë mjek-ligjorë, studiuesit po rihapin dosjen e Aleksandrit si një hetim për vrasje. Ideja që Aleksandri u vra tërhoqi vëmendje për herë të parë në vitin 2004, falë fundit të filmit të Stone. Është epilogu i gjeneralit Ptolemeu (i luajtur nga Anthony Hopkins) që thotë se: “E vërteta është se ne e vramë atë. Në heshtje ramë dakord..sepse nuk mund të vazhdonim kështu”. Ptolemeu më pas jep urdhrin: “Shkruani që vdiq nga një sëmundje, në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Një vizatim i shekullit të 19 që tregoni kortezhin funeral të Aleksandrit bazuar në përshkrimin e Diodorus

Një vizatim i shekullit të 19 që tregoni kortezhin funeral të Aleksandrit bazuar në përshkrimin e Diodorus

Ideja se gjeneralët e Aleksandrit komplotuan vrasjen e komandantit të tyre nuk doli nga imagjinata e Oliver Stone. Kjo është provë, që edhe gjeneralët e Aleksandrit nuk kishin dëshirë ta ndiqnin atë kudo që shkonte. Në Indi, në vitin 325 para Krishtit, ushtria e Aleksandrit organizoi një lloj greve kundërshtimi kur u urdhërua që të marshonte drejt lindjes. Edhe oficerët e lartë morën pjesë në këtë lloj kryengritjeje. Stone e konsideronte këtë një episod të mëparshëm të komplotit të mëvonshëm për vrasjen e tij, pasi Aleksandri po planifikonte fushata të reja të mëdha luftarake në kohën e vdekjes së tij. “Nuk besoj se këta njerëz pajtoheshin gjithnjë me Aleksandrin”, tha ai gjatë një interviste në vitin 2008. Stone gjithashtu tërhoqi vëmendjen e studiuesve të historisë me idenë se ishte Ptolemeu ai që ideoi mbulinin e vrasjes së Aleksandrit. Disa dijetarë të tjerë, të udhëhequr nga klasiku australian, Brian Bosworth, besojnë se vdekja e Aleksandrit ashtu si e tregon Stone është false. Debate të mëdha pati për të kuptuarit e vdekjes së Aleksandrit. Pasi historianë të rinj e përshkruajnë këtë ngjarje në forma të ndryshme nga burimet antike. Autorët Arrian dhe Plutark thonë se Aleksandrin e zunë ethet pasi u largua nga një festë në shtëpinë e mikut të tij të quajtur Medius, ku kishte pirë shumë. Ethet e tij u shtuan gjatë 10-12 ditëve në vijim, duke e lënë atë në një gjendje paralize sa që nuk mund të fliste e as lëvizte. Ditën tjetër, Aleksandri vdiq.

Aleksadri ne shtratin e vdekjes

Aleksadri ne shtratin e vdekjes

Por versione të tjera të ngjarjes i japin ngjyrë tablove të ndryshme të fundit të Aleksandrit. Në një version alternativ, Aleksandri nuk ishte ndjerë mirë një herë në mes të festës dhe jo në fund të saj, pasi kishte pirë një gotë të madhe vere. Ky version thotë se Aleksandri pati një ndjesi therëse në shpinë pasi kishte pirë disa gota. Pas kësaj ngjarjeje thonë se ai ishte përfshirë nga një dhimbje e madhe, por jo që kishte pasur ethe. Kjo është ideja e autorëve Plutark dhe Arrian. Një dhimbje e madhe pas pijes të çon të mendosh se është helmuar, prandaj dhe Plutarku në biografinë e tij për Aleksandrin, e mohoi se kjo gjë kishte ndodhur. “Disa shkrimtarë parapëlqejnë t’i mendojë këtë gjëra për t’i dhënë një fund tragjik një drame të madhe,” ka thënë ai. Ekzistonin mosmarrëveshje mes atyre që mendojnë se Aleksandri vdiq nga sëmundja dhe atyre që mendojnë se u vra. Të gjitha raportet e simptomave të Aleksandrit të bëjnë të mos besosh në mënyrë absolute tek asnjë nga dy teoritë, por njëkohësisht të dyja janë të mundshme. Përsa i përket versionit të helmimit, në skenat e filmit të Stone duken disa vështrime të dyshimta të hedhura mes shokëve të Aleksandrit si për të treguar se ata e dinin që gota e komandantit të tyre mbante helm, por nuk tregohet se si helmi iu hodh atij.

Nga ana tjetër, disa shkrimtarë grekë e romakë ishin të sigurtë që e dinin se kush e bëri këtë gjë, por edhe me çfarë helmi dhe mënyrën si iu hodh. Në një uniformitet të shquar, ata drejtojnë gishtin nga Antipater, gjenerali i lartë që Aleksandri e kishte lënë në krye të atdheut të Maqedonisë, dhe tek dy djemtë e tij, Cassander dhe Iollas. Antipater me të vërtetë mund të ketë pasur arsye për ta dashur Aleksandrin të vdekur në pranverën e vitit 323 para Krishtit, pasi mbreti e kishte hequr nga posti i mëparshëm dhe e kishte vendosur në Babiloni, ndoshta me qëllim armiqësor. Antipater nuk ia hodhi helmin vetë, por dërgoi djalin e tij Cassander. Ky i fundit ia kaloi toksinën vëllait të tij Iollas, e që më pas u hodh në pijen e mbretit. Elementët bazikë të kësaj historie janë të njëllojtë në çdo ritregim antik, por ndryshojnë detajet.

Disa versione përmendin filozofin Aristotel si bashkë-komplotist, pasi ai ishte mik i Antipater-it, dhe për arsye se ish-studenti i tij Aleksandri kishte dënuar për vdekje një nga të afërmit e Aristotelit. Disa të tjerë bëjnë Medius-in, pjesëmarrës në komplot që gjoja ishte i dashuri i djalit të Antipaterit, Iollas. Një version i hershëm, i publikuar në një pamflet grek, e bënte Iollas-in fajtor të dyfishtë: kur plani i parë me helmimin dështoi për ta vrarë Aleksandrin, ai ndërmori një plan të dytë duke i dhënë mbretit një ujë që e bënte atë të villte. Historianët e hodhën poshtë historinë e ujit me helm, sepse sipas tyre ishte një shpifje politike e projektuar për të dëmtuar Antipater-in dhe Cassander-in. Të dy ishin pretendentë për marrjen e pushtetit pas vdekjes së Aleksandrit dhe kishin shumë armiq, veçanërisht Olimpian, nënën hakmarrëse të Aleksandrit.

Nëse testet kimike provonin që Aleksandri ishte helmuar me ujë toksik, atëherë, Antipateri dhe djemtë e tij ishin të dyshuarit e parë. Udhëtimi i Cassander nga Europa në Babiloni vetëm pak javë përpara simptomave të Aleksandrit, janë një provë që ka qenë ai që i ka sjellë ujin toksik. Autorët janë të interesuar se si në imagjinatën greke, uji i lumit Styx mund të trulloste edhe vetë perënditë, u bë një armë ideale për t’u përdorur nga Antipater-i dhe djemtë e tij. Një drogë e zakonshme nuk do të bënte punë për Aleksandrin, vetëm një substancë shumë e rrallë, e fuqishme dhe legjendare do të ishte e përshtatshme për të. Tre investigues të tjerë kanë ndjekur këtë çështje vitet e fundit, duke e kombinuar atë me tre hipoteza të reja në lidhje me ujin toksik: Ptolemeu, një nga gjeneralët kryesorë të Aleksandrit, e kreu vrasjen me arsenik; Roksana, bashkëshortja e mbretit, e vrau me strikninë; Mjekët e Aleksandrit e vranë atë aksidentalisht me pluhurin e rrënjëve të një bime mjekësore.

Këto tre teori dolën nga bashkëpunimi i toksikologut të Zelandës së Re, Leo Schep dhe detektivit nga Skocia, John Grieve. Në vitin 2009 ata bashkëpunuan në krijimin e një dokumentari televiziv “Aleksandri i Madh dhe vdekja e tij misterioze”. Schep në atë kohë erdhi me përfundimin se Aleksandri kishte vdekur nga medikamenti bimor i përdorur nga mjekët, që edhe në Greqinë Antike përdorej si ilaç, por që kishte doza të larta vdekjeprurëse. Në përpjekje për ta shpëtuar, sipas Schep, mjekët i kishin dhënë overdozë medikamenti Aleksandrit.

Autori Graham Filips paraqiti të njëjtat simptoma për Aleksandrin ashtu si edhe Schep, por me një përgjigje tjetër. Në librin e tij të vitit 2004 “Aleksandri i Madh: Vrasja në Babiloni”, thotë se vetëm një lëndë si striknina mund t’i shkaktonte një vdekje të tillë si ajo e Aleksandrit. Duke ndjekur logjikën, në përpjekje për të identifikuar vrasësin e Aleksandrit, Philips kërkonte të gjente se kush kishte akses në atë kohë në një substancë si striknina. Bima helmuese ishte e rrallë në kohën e Aleksandrit dhe mund të korrej vetëm në rajonet e larta të nënkontinentit (Pakistani i kohëve të sotme). Jo e gjithë trupa e Aleksandrit e ndiqte atë në zona të tilla, duke bërë që Filips të eliminonte të dyshuarit e mundshëm. Ai arrin në përfundimin se vetëm një person i cili mund të ketë pasur arsye për ta vrarë Aleksandrin i kishte mjetet për ta bërë këtë: Roksana, e para nga tre gratë e Aleksandrit. Ajo u tërbua pas dy martesave të tjera të Aleksandrit me princeshat perse, dhe mund ta ketë vrarë atë. Dyshimi për Roksanën lindi në shekullin e 17 në tragjedinë e shkruar nga autori Nataniel Lee “Mbretëreshat rivale”, por nuk mbështetet si provë.

Arseniku del në qendër të vëmendjes në një libër të vitit 2004, “Vdekja e Aleksandrit të Madh” nga Paul Doherty, shkrimtar dhe historian. Doherty merrte si bazë një provë të përmendur nga Plutarku dhe shkrimtari romak Quintus Curtius që: Trupi i Aleksandrit nuk u kalb, edhe pasi u ekspozua në nxehtësinë e Babilonisë për më shumë se një javë. Doherti citon studimet toksikologjike të shekullit të 19 për të treguar se helmimi me arsenik mund të çojë në balsamim. Por duket se edhe ky version ka pak gjasa të ketë ndodhur, dhe studimet në këtë fushë kanë qenë të pakta.

Nje sarkofag i vitit 330 para Krishtit qe mendohet se nje i ngjashem ka qene edhe sarkofagu i Aleksandrit te Madh. Ndodhet ne Muzeun Arkeologjik te Stambollit. Varri i Aleksandrit nuk eshte gjetur kurre

Nje sarkofag i vitit 330 para Krishtit qe mendohet se nje i ngjashem ka qene edhe sarkofagu i Aleksandrit te Madh. Ndodhet ne Muzeun Arkeologjik te Stambollit. Varri i Aleksandrit nuk eshte gjetur kurre

Nëse trupi i Aleksandrit vërtet i ka rezistuar dekompozimit, dhe disa ekspertë e konsiderojnë historinë false, atëherë shpjegime të tjera duhen marrë në konsideratë. Ata që besojnë se Aleksandri ka pirë shumë, vdekja e tij mund të ketë qenë e lidhur me alkoolin. Ndërsa mbrojtësit e skenarit të vdekjes nga sëmundja japin një arsye krejt tjetër për këtë fenomen: Sipas pikëpamjes së tyre, Aleksandri vdiq më 11 qershor, pas një kohe të gjatë në koma. Ai mund të ketë qenë gjallë kur balsamuesit erdhën ditë më vonë për t’i hequr organet e brendshme të trupit. Libri i Doherty-t përdor disa supozime intriguese përsa i përket dyshimeve rreth Ptolemeut. Ptolemeu mori postin më të mirë se çdo gjeneral tjetër në Egjiptin e pasur, pas vdekjes së Aleksandrit. Ai me kalimin e kohës, themeloi një mbretëri të pavarur që zgjati për shekuj, derisa në krye të Egjiptit u vendos Kleopatra në vitin 30 para Krishtit. Doherty thotë se ai që fitonte më shumë nga vdekja e Aleksandrit kishte pasur arsye më të forta për ta vrarë atë. Është e njëjta mënyrë të menduar që Oliver Stone përdori kur ai e bëri Ptolemeun të dyshuar kryesor të vrasjes së Aleksandrit.

Është befasuese të mendosh që Ptolemeu apo Roksana, dy persona që konsideroheshin të përkushtuar ndaj Aleksandrit mund të kenë dashur vdekjen e tij, por edhe këto janë mundësi që nuk mund të përjashtohen. Stone nuk mund ta përjashtojë hipotezën që i gjithë stafi i përgjithshëm mund të ketë marrë pjesë në komplotin e vrasjes së Aleksandrit, ose ata që nuk kanë marrë pjesë, të paktën nuk e kanë parandaluar atë.

John Atkinson, një historian klasik afrikano-jugor, na tregon një skenar të ngjashëm me atë të filmit të Stone, në një artikull të vitit 2009 të titulluar “Ditët e fundit të Aleksandrit: Malaria dhe Lojërat e Mendjes?”. Ashtu si Stone, Atkinson portretizon një Aleksandër i cili në muajt e fundit kishte frikë e mosbesim tek bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ai ishte bërë paranojak, thotë Atkinson. Sipas studimit të Atkinson, Aleksandri kishte në mendje në qershor të vitit 323 para Krishtit, të pushtonte Arabinë, Kartagjenën dhe të gjithë bregun mesdhetar. Dhe kjo gjë ishte e tepruar sipas oficerëve të Aleksandrit. Ata u kthyen nga Lindja me kryengritje, dhe e ndjenin se vetëm vdekja mund të ndalonte atë që t’i arrinte këto gjëra.

Atkinson hedh poshtë idenë se Aleksandri mund të jetë helmuar, kjo me sa duket për shkak të simptomave të tij. Konkluzioni i Atkinson lidhje më shumë me eutanazinë: pasi mbreti u sëmur, rrethi i tij i ngushtë i njerëzve e shtynin atë drejt vdekjes duke përdorur “lojëra të mendjes”. Njerëzit rreth tij mundoheshin t’i hiqnin vullnetin që Aleksandri kishte për të jetuar. Atkinson shkruan: “Ndoshta ai arriti në atë pikë që besonte se i vetmi akt heroik që i kishte mbetur për të bërë ishte të vdiste”. Dhe kështu debati vazhdon në dhënien dritë të rrugëve të reja të mistereve që lidhen me vdekjen e Aleksandrit. Rezultatet e kohëve të fundit e kanë rritur pasigurinë më shumë se çdo herë tjetër, duke ngritur teori të reja që të largojnë nga dy alternativat më të besuara si ajo e sëmundjes dhe e helmimit. Mayor dhe Hayes ngrenë mundësinë se Aleksandri vdiq nga një sëmundje, por megjithatë u vra. John Grieve dyshon se ai u helmua, por aksidentalisht. Atkinson thotë se vdekja e Aleksandrit nuk ishte tërësisht një komplot por në të njëjtën kohë as natyrale, por diçka mes këtyre të dyjave.

E ndërsa trupi i balsamosur i Aleksandrit nuk është gjetur ndonjëherë – dhe disa hulumtues vazhdojnë të kërkojnë për të – ne me gjetjen e trupit më në fund mund të mësojmë se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij, por trupi i tij u zhduk në shekullin e tretë ose të katërt pas lindjes së Krishtit.

Ndërkohë hetuesit do të vazhdojnë t’u hedhin një sy të dhënave të lëna nga Plutarku, Arriani, Diodorus, Quintus Curtius. Fatkeqësisht të dhënat janë aq të shumta sa ka një shumëllojshmëri mënyrash për t’i bërë lidhjen.

Relief depicting Alexander the Great and his army in battle.

Me mungesë mbetjesh fizike dhe dëshmi të pashkruara qartë, gjetja e shkakut të vërtetë të vdekjes së Aleksandrit varet në provat rrethanore dhe kjo është një sfidë e vështirë për të gjitha teoritë konspirative. Kundërshtarë të këtyre teorive kanë vënë në dukje prej kohësh se vetë Aleksandri, gjatë 10-12 ditëve që ai ishte drejt vdekjes, nuk dha asnjë shenjë të një helmimi të mundshëm, edhe pse ai i kishte ndëshkuar shumë tradhëtarë në vitet e fundit. Ai kurrë nuk do të shkonte me dëshirë tek vdekja (siç duket të jetë nënkuptuar në filmin e Oliver Stone), dhe armiqtë e tij nuk do e linin të jetonte kaq gjatë nëse do ishin kundër tij. Kaosi dhe rënia në dekadat që pasuan nuk duken se janë rezultat i një vrasjeje të planifikuar. Asnjë nuk u kthye në Maqedoni dhe vetëm Ptolemeu arriti të fitojë paqe dhe masë sigurie. Ndërsa shumë të tjerë vazhduan të luftonin duke vrarë njëri-tjetrin. Duke parë se sa qendror ishte Aleksandri në botën e tyre, nuk kishin arsye ta vrisnin.

Çdo plan për të helmuar Aleksandrin do të kishte qenë i mbushur me rreziqe, veçanërisht për luftëtarët e Maqedonisë të cilët nuk kishin përvojë me substancat toksike. Teoritë konspirative supozonin që gjeneralët e Aleksandrit e urrenin komandantin e tyre mjaftueshëm sa për të rrezikuar gjithçka. Është e lehtë t’i shohësh ata në mënyrën se si burimet i portretizojnë: si një kuadër i përkushtuar oficerësh të vetëdijshëm në mbijetesën dhe suksesin e mbretit të tyre. Kështu është më e lehtë të besohet, se Aleksandri vdiq nga sëmundja, pavarësisht nga përpjekjet e fundit për të provuar të kundërtën.

Please follow and like us: