Albspirit

Media/News/Publishing

Pentagoni javën e ardhshme i paraqet Trumpit strategjinë për DAESH-in

Në fillim të javës së ardhshme Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) do t’i paraqesë Shtëpisë së Bardhë raportin dhe rekomandimet që ka përgatitur mbi strategjinë për të luftuar DAESH.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) në fillim të javës së ardhshme do ti paraqesë Shtëpisë së Bardhë raportin dhe rekomandimet lidhur me strategjinë për të luftuar DAESH, raport të cilin e ka përgatitur me kërkesë të Presidentit Danëlld Tramp (Donald Trump).

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli i marinës Xhef Deivis (Jeff Davis), ka thënë se afati 30-ditor që u është dhënë atyre, do të përfundojë në fund të kësaj jave dhe ekspertët ushtarakë “vazhdojnë të punojnë në mënyrë të ethshme” për ti paraqitur në fillim të javës tjetër Shtëpisë së Bardhë raportin dhe rekomandimet.

Deivis deklaroi se raporti krahas anës ushtarake të luftës me DAESH-in në Irak dhe Siri do të përmbajë edhe rekomandime për luftimin e elementëve ushtarakë dhe civilë të kësaj organizate në Afganistan, Libi dhe vende të tjera.

Zëdhënësi iu shmang ndarjes me publikun të informacioneve

mbi përmbajtjen e raportit në fjalë, ndërsa theksoi se raporti është përgatitur duke përdorur të dhënat e Pentagonit, të Departamentit të Shtetit si dhe të agjencive të zbulimit dhe do të nxjerrë “kornizën e një strategjie të përgjithshme” të luftës kundër organizatës terroriste DAESH.

Please follow and like us: