Albspirit

Media/News/Publishing

Supermodelja e nxehtë e 2016-s Gigi Hadid

E kemi parë shumë herë në ekran gjatë vitit 2016, me imazhin e saj të freskët e rinor. Ajo është supermodelja e “Hollivudit” Gigi Hadid. Ajo është vlerësuar si modelja “më e nxehtë” në vitin 2015 dhe mbretëresha e rrjeteve sociale, duke zënë vendin e tretë në listën e “Supermodeleve më të vlefshme”. Ajo është njëkohësisht një vajzë nga një familje e pasur dhe një e re me shumë shije e me popullaritet të madh. Me pak fjalë, në sytë e njerëzve të zakonshëm, Gigi Hadid është një “fituese në jetë”. Gigi Hadid ka fituar shumë tituj dhe, kur është ende në moshën 21-vjeçare, ajo është bërë një nga yjet e modës.

Po cilët janë prindërit e saj? Nëna e Gigi Hadid-it është modelja holandeze Yolanda Foster. Që në moshë 16-vjecare Yolanda u bë një supermodele dhe, më vonë, ajo mori pjesë në “reality show”-n televiziv “Shtëpiaket e vërteta të Beverly Hills”. Babai i Gigi-t, Mohamed Hadid, është biznesmen i pasurive të patundshme dhe një nga arkitektët më të famshëm dhe më të pasur në botë. Ai ka marrë pjesë në projektimin e vilës së Silvester Stallones dhe të një hoteli “Hilton”. Ai gjithashtu ka projektuar edhe shtëpinë e vet me sipërfaqe 50 000 metra katrorë në Los Anxhelos.

Më pas, prindërit e Gigi Hadid-it u divorcuan. Nëna e saj u martua me muzikantin e famshëm amerikan David Foster. David Foster ka fituar 16 trofe “Grammy”, ndërsa është nominuar 47 herë për këtë çmim, si edhe tre herë për “Oskar” për këngën më të mirë origjinale. Në vitin 2013, ai u bë pjesë e “Bulevardit të yjeve” të “Hollivudit”.

Gigi Hadid ëndërronte të bëhej topmodele si e ëma, por nuk ishte e lehtë. Gigi bëri përpjekje të mëdha për t’u dobësuar, duke shpresuar se nëpërmjet përpjekjeve të saj do të fitonte të gjitha ato që kërkonte. Ajo dëshironte të ndiqte hapat e idhullit të saj Candice Swanepoel. Por, pas dështimeve të shumta, Gigi Hadid siguroi fitore të njëpasnjëshme. Në vitin 2016, ajo jo vetëm mori pjesë në VS Show, por edhe sfiloi në të gjitha pasarelat e High Fashion. Ajo ka qenë pjesëmarrëse dhe në të gjitha shfaqjet e Fashion Week. (Du)

Image result for gigi hadid

Related image

Image result for gigi hadid

Image result for gigi hadid

Please follow and like us: