Albspirit

Media/News/Publishing

Fakulteti i Drejtësisë zyrtarizon kandidaturat për KLGJ e KLP

Fakulteti i Drejtësisë ka zyrtarizuar sot tre kandidaturat e tij për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe tre për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ata janë:
Erjon Muharremaj,
Mirela Bogdani dhe
Maksim Qoku që kandidojnë për KLGJ,
ndërsa
Eneida Sema,
Oriona Muçollari dhe
Mirela Bogdani kandidojnë për KLP.
64 pedagogët e Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë kanë votuar kolegët e tyre të vendosura si kandidatura, votim i cili shkon për mbështetjen e tyre dhe nuk ka efekt për miratimin apo rrëzimin e listës së kandidatëve.
Numrin më të madh të votave e ka marrë Mirela Bogdani, 28 vota ajo i mori si kandidaturë për KLGJ dhe 23 për KLP.
Kandidaturat e votuara janë vendosur në mbledhjen e dekanatit në 9 shkurt 2017, ku është bërë edhe verifikimi i plotësimit të kritereve prej tyre.

Please follow and like us: