Albspirit

Media/News/Publishing

Jodie Foster dhe Michale J Fox udhëheqin protestën kundër Trump

 

Aktorët e famshëm Jodie Foster dhe Michael J Focx kanë udhëhequr një protestë kundër Presidentit Trump dy ditë para ceremonisë së çmimeve Oscar në Los Angeles, njofton BBC.

Protesta “The United Voices”  u organizua nga “Hollywood’s United Talent Agency” në vend të pritjes së zakonshme që zhvillohet para dhënies së çmimeve.

Foster, dy herë fitues i çmimit Oscar tha se se rrallë fliste në publik, por që tani kishte ardhur koha për ta bërë dhe duke u kthyer tek ylli tjetër i kinemasë, Fox, që i tha turmës “se ne jemi nga ata me fat” dhe që ai dëshironte “ të ndante pak nga ai fat” me refugjatët që donin të hynin në SHBA.

Ai foli për ndjenjën e natyrshme të përgjegjësisë qytetare apo dhe asaj globale që nevojitej si dhe intolerancën në rritje dhe mundësinë e dhembshurisë dhe ndjeshmërisë në botën që na rrethon.

“Por dinjiteti i dikujt mund të goditet, mund të dëmtohet, mund të tallet mizorisht, por  kurrë s’mund t’i zhvishet nëse nuk është dorëzuar”, tha Fox, ylli kanadez që u bë qytetar amerikan dy dekada më parë.

Please follow and like us: