Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Korrupsioni nis nga politika, jo nga gjyqësori

 

Përfaqësuesi i partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” shprehet se reforma në drejtësi është shitur sikur do të pastrojë sistemin politik.

Ai deklaron se korrupsioni nis nga politika dhe jo nga gjyqësori.

“Ne mendojmë që pa dyshim, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe ka nevojë për reformë në drejtësi. Ne e mbështesim reformën në drejtësi. Kemi nevojë që t’u tregojmë qytetarëve shqiptarë kontekstin që për ne është i gabuar, i qëllimshëm, ku është vendosur reforma në drejtësi.

Reforma në drejtësi është shitur jo thjeshtë se do të pastrojë sistemin gjyqësor, por eventualisht do të pastrojë sistemin politik. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Korrupsioni në Shqipëri nuk fillon nga administrata, gjyqësorit. Korrupsioni fillon nga politika. Në qoftë se një deputet i kërkon favore një ministri, një inspektori, eventualisht që në darkë do të bëjnë teatër në Parlament”, thotë Bojaxhi.

Please follow and like us: